Universiteti “ Kirili dhe Metodi” në Shkup vazhdon të prijë listën e universiteteve edhe në rangimin e dytë të shpallur nga ana e ministrisë së arsimit ndërsa të realizuar nga Qendra për rangim botëror të universiteteve, pranë Universitetit Xhiao Tong në Shangai. Nga universitetet private, në vend të parë radhitet Universiteti i Evropës Juglindore. Në pesë vendet e para përfshihen 4 universitete shtetërore dhe UEJL. Universiteti shtetëror i Tetovës radhitet në vendin e 9 ndërsa i fundit apo në vendin e njëzet është Euroballkan. Ministri i arsimit Spiro Ristovski u shpreh i kënaqur nga rezultatet e publikuara pasi ky rangim ka bërë që universitetet të jenë më të përgjegjshme ndaj procesit dhe janë më efikas. Rangimi i universiteteve rregullohet me ligjin për arsim të lartë ndërsa rangimi i tretë pritet të publikohet pas dy vitesh.
Rangimi i dytë i universiteteve në Maqedoni:
1. Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”- Shkup
2. Universiteti “Goce Delçev”- Shtip
3. Universiteti i Evropës Juglindore- Tetovë
4. Universiteti për shkenca teknologjike dhe teknologji “Shën Apostol Pavle”- Ohër
5. Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir
6. Universiteti Kolegji amerikan-Shkup
7. Universiteti Ballkanik ndërkombëtar- Shkup
8. Universiteti FON-Shkup
9. Universiteti Shtetëror i Tetovës
EDITOR
11 years ago
previous article
Korrupsioni galopant: Ja si është supervila e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë (foto)
next article
Zgjidh e merr
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
20 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
20 hours ago