Turqia dhe UNICEF ranë dakord për të dërguar 1.82 milion dollarë amerikan ndihma humanitare për të mbështetur myslimanët Rohingya në Mianmar, të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Paratë janë premtuar të përdoren për të siguruar ujë të pastër dhe për të përmirësuar kushtet higjienike për muslimanët Rohingya cilët kanë qenë të detyruar të jetojnë brenda kampeve të përqëndrimit, dhe po trajtohen në kushte çnjerëzore.
Shuma është grumbulluar me anë të një fushate humanitare të ndihmës për muslimanët Rohingya, fushatë e cila është organizuar nga zyra e presidencës turke për Menaxhimin e Katastrofave, si dhe nga Zyra për Menaxhimin e Emergjencave.
Zyrtari i lartë i UNICEF Dominique Hyde tha se organizata i është mirënjohëse Turqisë për shpërndarjen e ndihmave për të zhvendosurit në Mianmar, dhe gjithashtu përgëzoi Turqinë për politikën e saj të dyerve të hapura për refugjatët sirianë.
Myslimanët Rohingya në Mianmar janë një nga pakicat më të persekutuar në botë sipas OKB-së. Ata kanë vuajtur masakrat në duart e ekstremistëve budist, dhe më shumë se 100.000 persona janë lënë të vuajnë në kampet që tashmë janë kthyer në geto. Ata jetojnë pa shtetëso qysh nga viti 1982.
Rreth 1,3 milion muslimanë Rohingya jetojnë në Mianmar. /mesazhi/