Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, thotë se në mandatin e parë ka arritur të tejkalojë parashikimet për investime në infrastrukturë rrugore, gjë e cila ka ndihmuar në mos shpërnguljen e banorëve nga fshatrat.

 
Në këtë mandat Suma përmend si prioritet rregullimin e rrugëve për të lidhur fshatrat në Han të Elezit, dhe investimet në këto zona që iu kanë dhënë banorëve në fushën e bujqësisë, duke e zbutur kështu numrin e të papunëve.
Por, situata e punësimit ende mbetet sfidë për këtë komunë që nga privatizimi, thotë Refki Suma, në një intervistë dhënë RTK1.
Buxheti i kësaj komune arrin 1 milion e 900 mijë euro, por për investime të çfarëdo fushe ai thotë se ka arritur ta dyfishojë këtë shumë përmes donatorëve.
Besimin e marrë nga qytetarët për mandatin e dytë ai e sheh tek shpenzime minimale në Komunë, siç shprehet ai “vetëm aty ku duhet”, dhe para çdo vendimi të rëndësisë së madhe për qytetarët thotë se mbanë debate me ta, duke i bërë aktiv në vendimmarrje.
Fusha e sportit është në një gjendje më të ndjeshme thotë i pari i komunë së Hanit të Elezit, Refki Suma, por jo edhe fushën e arsimit.
Infrastruktura shkollore është shumë e mirë, me teknologji informative, çdo dhomë mësimi ka projektorë dhe çdo arsimtarë ka llap-top tregon Suma, dhe sistemi i kamerave është i instaluar në shumicën e shkollave në bashkëfinancim me donatorë të ndryshëm.