Policia e St Gallen ndaloi një 15 – vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me makinë për në shkollë . Në makinë ishin edhe dy shokët e klasës. Me sa duket djali ishte një shofer mjaft i aftë.
Zyrtarë të kantonit të St.Gallen theksojnë se policët nuk kanë mundur tu besojnë syve kur ata të mërkurën në mëngjes në rrugën në St.Margrethen ndaluan një Rover kuqë. Makinën e kishin ndalur sepse nuk kishte targa . Në timon ka qenë i ulur një nxënës 15 -vjeçar me prejardhje nga Maqedonia.
Sipas spjegimit të tre nxënësve ata ishin vonuar për në shkollë, prandaj e kishin marë veturën që ishte e prindërve të 15 vjeçarit.
Prindërit e 15 – vjeçarit sipas policisë nuk kishin asnjë ide për këtë veprim të djalit të tyre. Sipas prindërve të afërmit e tyre në Maqedoni e kishin mësuar 15 vjeçarin të jetë një shofer i mirë.
/tetova1/
 
20min-vetura