Sipas të dhënave zyrtare të Dhomës së avokatisë, deri më tani janë ndarë rreth 2500 licenca. Një krahasim i numrit të avokatëve me numrin e përgjithshëm të popullatës, tregon se për çdo 800 persona kemi një avokat, mesatare kjo më e madhe krahasuar me vendet fqinje.
Profesioni i avokatit rezulton të jetë një nga profesionet më atraktive, vlerësuar sipas numrit të juristëve që kanë marrë licencën e avokatit. Sipas të dhënave zyrtare të Dhomës së avokatisë, me kalimin e viteve janë ndarë rreth 2.500 licenca, që do të thotë se po kaq juristë kanë të drejtën të ushtrojnë detyrën e avokatit. Megjithëse sipas vlerësimeve të dhomës rreth dyqind prej tyre nuk janë avokatë aktiv, për arsye se ushtrojnë detyra të tjera, një krahasim i i të dhënave zyrtare me ato të vendeve të rajonit zbardh se me 2.500 avokatë me licencë Maqedonia mban një nga vendet e para në rajon dhe më gjerë. Në fakt në Dhomën e avokatisë kanë sqaruar se Maqedonia lartë-poshtë gjendet në një nivel me Kroacinë dhe vendet e tjera, por krahasimi me Shqipërinë ose Serbinë zbardh të kundërtën.
“Nuk jam dakord me konstatimin se Maqedonia është vendi me më shuma avokat. Do kisha thënë që jemi në kuadër të mesatares në të cilën përfshihen Kroacia dhe vendet e tjera të rajonit”, tha Atanas Georgievski, anëtari i këshillit drejtues të Dhomës së avokatisë. Sipas vlerësimit të tij personal, një rritje e madhe e numrit të avokatëve është shënuar viteve të fundit, por rritja e numrit nuk do të thotë se tregu vendas ka kapacitet për të siguruar punë për çdo jurist që ka fituar licencën e avokatit.
“Rritja e numrit të avokatëve mund të shpjegohet me disa faktorë, por nuk do kisha thënë se motivi kryesor janë të ardhurat. Nuk mund të mohohet fakti që kemi avokatë shumë të njohur, të cilët sigurojnë të ardhura shumë të larta, por nuk duhet harruar as fakti që kemi avokatë që mezi kalojnë muajin”, sqaron Georgievski.
Një krahasim i numrit të avokatëve me numrin e përgjithshëm të popullatës vendase zbardh se për çdo 800 persona kemi një avokat, mestare më e madhe krahasuar me vendet fqinje. Një krahasim me Shqipërinë zbardh se institucionet kompetente të shtetit fqinj kanë licencuar një avokat për më shumë se katër mijë banorë. Sipas të dhënave zyrtare të Dhomës kombëtare të avokatisë në Shqipëri, për të gjithë territorin e vendit janë licencuar rreth 700 avokatë, që do të thotë se shteti fqinj ka licencuar një avokat për 4.400 persona të të gjitha moshave.
Një numër avokatësh pak më të ulët se Maqedonia ka Serbia, vend ky me popullsi katër herë më të madhe. Me një popullatë prej afro 7.5 milionë banorë, institucionet e këtij vendi kanë licencuar rreth dy mijë avokatë ose një avokat për rreth 3.700 banorë.
Pikërisht krahasimi i të dhënave zyrtare të dhomës vendase, me ato të institucioneve përkatëse të vendeve fqinje zbardh interesimin e madh të juristëve vendas për të marrë licencën e avokatit, profesion ky i cili me ligj është definuar si profesion i lirë që mund të ushtrohet nga çdo juristë që do të ketë dy vjet përvojë pune dhe do të marrë provimin e juresprudencës. /koha/
EDITOR
11 years ago
previous article
Zvicër: 15 vjeçari nga Maqedonia shkon në shkollë me veturë!
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
6 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
6 hours ago