Në mes Malajzisë dhe Vietnamit ka humbur një avion pasagjerësh me 239 njerëz në bord, i nisur nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, bën të ditur kompania ajrore “Malaysia Airlines”.
Në një deklaratë “Malaysia Airlines” tha se flurutimi “MH370” ishte zhdukur në orën rreth orës 02:40 (14:40 të së premtes).
Ai pritej të ulej në orën 06:30 me orën lokale (22:30) në Pekin. Në të gjendeshin 227 pasagjerë, 2 prej të cilëve fëmijë, dhe 12 anëtarë ekuipazhi, bëri të ditur kompania.
“Për momentin nuk kemi asnjë ide se ku mund të gjendet avioni”, tha zv/presidenti i Kontrollit të Operacioneve të “Malaysia Airlines”, Fuad Sharuji, për “CNN”.
Ministri i Transportit të Malajsisë tha se nuk kishte asnjë informacion mbi rrënojat dhe ai bëri thirrje kundër spekulimeve.
“Ne jemi duke bërë çdo gjë me fuqinë tonë për të gjetur avionin”, u tha gazetarëve Hishammuddin Hussein në Kuala Lumpur.
“Shpresa jonë është që njerëzit të kuptojnë që ne jemi transparent aq sa mundemi dhe ne jemi duke i dhënë informata sa më shpejt që mundemi, por ne duam të sigurohemi që informacioni është verifikuar.”
Shefi ekzekutiv i “Malaysia Airlines” Ahmad Jauhari Jahja tha se fokusi ishte për të ndihmuar familjet e atyre të zhdukur.
Ai tha se 80 për qind e familjeve ishin kontaktuar.
Avioni i humbi kontaktet me radarin në jug të Vietnamit, sipas një deklarate së qeverisë Vietnamese në faqen e internetit.
“Shumë të shqetësuar”
Një aeroplan, dy helikopterë dhe katër anije janë dërguar nga Malajzia për të kërkuar në bregun lindor të saj në Detin e Kinës Jugore, citohet të ketë thënë nga agjencia e lajmeve “AFP”.
Vietnam gjithashtu filloi një kërkim ndërsa Filipinet thanë se kishin duke dërguar tre anije patrullimi të marinës dhe një aeroplan vëzhgimi, shton “AFP”. Kurse Kina ka dërguar dy anije.
Pasagjerët ishin nga 14 kombësi të ndryshme, tha zoti Jauhari. Midis tyre ishin 152 shtetas kinezë, 38 Malajzien, 12 njerëz nga Indonezia dhe gjashtë nga Australia.
“Piloti ishte Kapiteni Zaharie Ahmad Shah, 53 vjec, i cili u bashkua “Malaysia Airlines” në vitin 1981”, tha zoti Jahja.
Një zyrtar i marinës Vietnamese tha për “BBC”-në se avioni ishte zhdukur në territorin detar të Malajzisë.
“Boeing 777” nuk kishte pasur asnjë aksident fatal në historinë e saj 20 –vjeçare.
EDITOR
11 years ago
previous article
10 futbollistët më të pasur për 2014-ën
next article
Emri i Stambollit gjatë historisë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago