Nike ka zbuluar këpucët e futbollit “Magista” të cilat janë të pajisura me teknologji të avancuar.
Dizajneri i këtyre këpucëve thotë se këto këpucë kanë një siluetë dalluese dhe teknologjinë “Nike Flyknit” për përshtatje, ndjenjë dhe kontroll të paparë deri më sot.
Këpucët sportive janë zbuluar para Kampionatit Botëror dhe pas katër vjet hulumtimesh në Laboratorin e Hulumtimeve të “Nike Sport”. Për këto këpucë kanë folur Andres Iniesta i Barcelonës dhe mesfushori gjerman, Mario Gotze.
“Me “Magista”, ne kemi dizajnuar një këpucë e cila lojtarit ia jep ndjenjën sikur janë pjesë të trupit”, thotë nënpresidenti i Nike, Phil McCartney.
“Kjo nuk është thjeshtë një këpucë që e mbathni, por një këpucë e cila bashkëpunon me këmbën tuaj. Duke eliminuar shpërqendrimin, lojtarët janë të lirë të lirojnë potencialin dhe kreativitetin e tyre”.
Iniesta, i cili bëri edhe zbulimin e këtyre këpucëve, tha: “Përshtatshmëria e këtyre këpucëve është aq unike sa që nuk e di se i kam në këmbë. Më lejon që të lëviz ashtu siç unë dua dhe me më shumë vetëbesim”.
Këpucët e Nike do të jenë në treg nga 22 maji i këtij viti.