Sot më 11 mars bëhen 33 vjet nga fillimi i demonstratave të studentëve në Universitetin e Prishtinës kundër padrejtësive të shqiptarëve në ish- Jugosllavi.
Demonstratat vazhduan edhe më 26 e 27 mars si dhe më 1 e 2 prill të atij vit. Në këto demonstrata pati disa të vrarë.
Demonstratat atëbotë përfshin gjithë vendin. Kërkesa e atëhershme e studentëve për Kosovën Republikë, që ishte edhe kërkesë e popullit, nuk e pati përkrahjen e klasës politike shqiptare të asaj kohe.
Kundër studentëve dhe shqiptarëve në përgjithësi në Kosovës pastaj u ngrit e gjithë aparatura shtetërore e ish – Jugosllavisë të cilën e orkestronte Serbia me eksponentët e vet në Kosovë dhe në ish republikat tjera të ish –Jugosllavisë.
Përkundër kësaj, rezistenca kundër këtij represioni vazhdoi pavarësisht se Serbia ashpërsonte masat e terrorit: pos arrestimeve masive e largimeve masive nga puna Serbia filloi edhe dëbimin shqiptarëve jashtë Kosovës.
Ndërrimet me dhunë të Kushtetutës së Kosovës në vitin 1983 ishin fillimi i qartë i politikës kolonialiste serbe në Kosovë që vazhdoi me mbylljen e mediumeve dhe të shkollave në gjuhën shqipe.
Në fillim të viteve të 90-ta filloi rezistenca aktive paqësore shqiptare po kjo nuk e pengoi Beogradin të vazhdonte politiken e vet aneksuese në Kosovë.
Deri në vitin 1999, kur forcat çlirimtare të Kosovës me ndihmën e NATO-s larguan ushtrinë dhe policinë e Serbisë përgjithmonë nga vendi dhe për ta shpallur pastaj shtet i pavarur Kosovën më 17 shkurt 2008.
Në luftën çlirimtare morën pjesë shumë studentë të cilët me një elitë intelektuale ishin gjithmonë në krye të kërkesave të popullit për liri e pavarësi. (INA)
EDITOR
11 years ago
previous article
Krimeja shpalli pavarësinë
next article
Pse të mos jem unë?
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago