As zhurma e madhe e partive politike me lojëra të kamufluara, nuk ndiqet me ndonjë interes të madh nga qytetarët. Ata thonë se nuk kanë çfarë të zgjedhin, kjo është të paktën përshtypja nga qytetarët e anketuar nga Portalb.
Asgjë nuk mund të kthej interesin e qytetarëve në një vend ku zgjedhjet parlamentare, nuk paraqesin ndonjë risi për ta. As zhurma e madhe e partive politike me lojëra të kamufluara, nuk ndiqet me ndonjë interes të madh nga qytetarët, kjo është të paktën përshtypja nga qytetarët e anketuar nga Portalb.
Shpresa për ndryshime thuajse nuk impresionon askënd, mungesa e alternativës për të zgjedhur është shqetësimi më i madh i qytetarëve.
Agim Selmani, pronarë i një dyqani të vogël, zgjedhjet e parakohshme parlamentare i sheh si të pavlerë. Puna e tij dita ditës po bie, tani më ka ardhur në prag të mbylljes së biznesit të vogël familjar.
“Çfarë do të zgjedhim në këto zgjedhje parlamentare, do të lëmë të shkojë deri në fund alternativa e blloqeve partiake që na solli buzë greminës sociale. Sa herë që duhet t’i forcojnë pozicionet e tyre politike, nga frika se mos bëhet vonë, partitë udhëheqëse, shfrytëzojnë rastin për zgjatur mandatin e tyre në pushtet”, thotë Agim Selmani.
Entuziazmi duket i zbehtë edhe për Muharem Sadiki, një shitës jo i rregullt në tregun e Tetovës. Këto nuk janë zgjedhje thotë ai. “Çfarë do të zgjedhim ne, BDI-në, që është bërë veç se një grup kriminelësh politik, apo PDSH-në e cila është shndërruar në një parti private të tre personave”, thotë ai.
Ata thonë se zgjedhjet janë vetëm një mënyrë për të realizuar qëllimet e tyre politikanët, nuk është dashur që të këtë zgjedhje përderisa nuk ka ndryshime , nuk anëtarësim nuk ka përparim nuk kemi ndryshime , nuk e dimë pse duhet të kemi zgjedhje thotë Arsim M një qytetar i Tetovës.
“Beso se janë bërë monotone këto zgjedhje. Kemi për çdo vit nuk e dije pse mbahen , nuk ka ndryshime , nuk kemi asgjë të re , më duket se mundohen të bëjnë larjen e parave dhe asgjë më shumë, nuk duhet të ketë zgjedhje “, thotë Bujar P.
“Pse duhet të ketë zgjedhje, mendoj se nuk do ndryshoj asgjë, të gjithë do të jenë të njeta, partitë e njëjta , funksionarët e njëjta , problemet e njëjta veç do i nderojnë pozitat, veç do i ndërrojnë rolet e tyre” thotë Nuseret H.
Në 13 prill në Maqedoni do të jenë zgjedhjet e rregullta presidenciale, ndërsa në 27 prill do të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare pash me raundin e dytë të atyre presidenciale. Vitin e kaluar në prill u mbajtën zgjedhjet e rregullta lokale ndërsa në 2011, ishin zgjedhjet të parakohshme parlamentare.