Në “Allianze Arena” në ndeshjen e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve në mes të Bayern Munich dhe Arsenal, është bërë thirrje për pranimin e Kosovës në FIFA E UEFA.
Nëpër stadiumet e Europës po vazhdon t’i bëhet thirrje FIFA-së dhe UEFA-së që ta pranojnë në gjirin e tyre edhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).
Një mesazh i tillë është bërë edhe në ndeshjen ndërmjet Bayern Munichut dhe Arsenalit (1;1), e zhvilluar në Allianz Arena kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
“Thuaj jo racizmit, thuaj po Kosovës”, shkruhej në pankartën e shpalosur nga tifoz të Bayern Munich.