Cristiano Ronaldo nuk ështëkampion vetëm brenda fushe por edhe jashtë saj. Ylli portugez i Real Madrid ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e nevojshme për shërimin e një djaloshi të vogël spanjoll.
Erik Ortiz Cruz është i sëmurë nga “dysplasia cortical”, që ka të bëjë me një defekt në çrregullimin e trurit dhe CR7 do të paguajë 60 mijë euro për shërimin e tij.
Ronaldo poashtu i ka dhuruar vogëlushit spanjoll edhe uniformën e tij, e cila në ankand mund të sjellë të ardhura të tjera për shërimin e tij. /albeu.com/