Numri 777-7777 i është shitur për 2.1 milionë dollarë një blerësi të panjohur, i cili, përkundër faktit se ka paguar shifrën marramendëse, nuk është bërë pronar i këtij numri pasi që të gjithë numrat telefonik teknikisht i takojnë shtetit.
Numri i lartpërmendur ka dal në një ankand bamirësie në qytetin kryesor të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi. Siç transmeton BBC, pakoja standarde VIP e Etisalat kushton rreth 230 dollarë në muaj.
Blerësi i panjohur në vend të kësaj, ka pranuar një marrëveshje 2-vjeçare me Etisalat për pakon e diamantë, e cila përfshin 22.500 minuta kohë bisede, 22.500 sms-a dhe 100GB internet mujor, që i bie 12 orë bisedë dhe 725 sms-a në ditë.