Tashmë nuk keni pse të shpenzoni pará në sallonet e sportit. Studiuesit theksojnë se vrapimi në ajër të pastër ndikon për mirë në aktivitetin tonë fizik dhe mendor.
Specialistë nga “Peninsula College of Medicine and Dentistry” analizuan të dhënat e marra nga rezultatet e 11 eksperimenteve të zhvilluara mbi 833 persona të rritur. Sipas tyre, ushtrimet e zhvilluara në natyrë shtojnë energjinë dhe ndikojnë pozitivisht në gjendjen fizike. Krahas kësaj, u zbulua se ushtrimet në ajër të pastër ndikojnë në uljen e stresit, shqetësimit, depresionit dhe ankthit.
Në studimin e publikuar në revistën mjekësore “Environmental Science and Technology” këshillohet që njerëzit të kalojnë më shumë kohë në mjedise natyrale, për të luftuar shqetësimet dhe sëmundjet e jetës së modernizuar siç janë obeziteti dhe depresioni. /Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
7 pajisje luksoze që gjithkush do të donte t’i kishte (foto)
next article
Afishe: Kush duhet të ishte Gjorgje Ivanov (Foto)
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
12 months ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago