Prindërit duan gjithnjë më të mirën për fëmijët e tyre dhe kur vjen fjala tek arsimimi, janë gati të bëjnë sakrificat nga më të mëdhatë. 
Kjo është vërtetuar nga fotot e shkrepura në një zonë rurale në Hanoi të Vietnamit, ku fëmijëve u rrezikohej arsimi i për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe mungesës së një ure për të kaluar lumin.
Për të mos humbur asnjë orë mësimi, një prind kurajoz gjeti një zgjidhje origjinale. Për të mos u lagur, ai vendosi në një qese të madhe plastmasi fëmijët dhe i kaloi ata një nga një matanë lumit.
Përkushtimi i tij për arsimimin e këtyre fëmijëve u dokumentua nga mësuesja Tong Thi Minh, e cila rrëfen se heroi i këtyre fëmijëve e bën këtë cdo stinë pranvere, kur reshjet e shiut izolojnë fshatrat e kësaj zone të Vietnamit.