Shorti i hedhur mesditën e të premtes në Nion të Zvicrës bëri ndarjen e tetë ekipeve çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve në katër çifte.
Sipas programit të përcaktuar, të martën e 1 prillit do të luhen Barcelona – Atletiko Madrid dhe Mançester Junajtid – Bajern Mynih. Duelet e kthimit për këto çifte do të zhvillohen të mërkurën e 9 prillit.
Më 2 prill janë në program PSG – Çelsi dhe Real Madrid – Borusia Dortmund, me sfidat e kthimit do të zhvillohen të martën e 8 prillit.
Champions, programi i çerekfinaleve:
Të martën, 1 prill
Barcelona – Atletiko Madrid
Mançester Junajtid – Bajern Mynih
Të mërkurën, 2 prill
PSG – Çelsi
Real Madrid – Borusia Dortmund
Të martën, 8 prill
Çelsi – PSG
Borusia Dortmund – Real Madrid
Të mërkurën, 9 prill
Atletiko Madrid – Barcelona
Bajern Mynih – Mançester Junajtid
Më 11 prill do të hidhet shorti i gjysmëfinaleve, të cilat do të zhvillohen më 22/23 dhe 29/30 prill. Finalja do të luhet të shtunën e 24 majit në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës.
/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Profesori gjerman i programeve kompjuterike i bashkohet Islamit
next article
Testohet Toyota i-ROAD me tri rrota (FOTO dhe VIDEO)
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 days ago