Daniel Boschung është një fotograf, por jo ashtu si të gjithë fotografët e tjerë. Ai krijon fotografi që kapen nga objektivi i kamerës së tij robotike që bën pamje me rezolucion pabesueshmërisht të lartë të çdo lloj gjëje, duke filluar nga pikturat e deri te insektet.
Projekti i tij më i fundit ka qenë fotografimi i fytyrave njerëzore. Ai u ka kërkuar subjekteve të tij të fotografisë që të qëndrojnë plotësisht pa lëvizur për 30 minuta që roboti i tij të përdorë kamerën për të bërë foton.
Secila prej fotove konsiston realisht në 600 foto të tjera të vogla të bashkuara së bashku. Niveli i detajeve që kap kamera është i pabesueshëm, duke arritur një rezolucion të tillë sa për ta konsideruar foton një hartë të fytyrës njerëzore. Qerpikët, flokët e thinjur dhe poret në fytyrë kapen nga kamera në thellësi reale. Ndodh e njëjta gjë si me imazhet gigapixel dhe fotot mund të zmadhohen për të parë më nga afër të gjithë milimetrat e fytyrës.
Fotot merren nga një robot industrial ABB që është programuar që të marrë specifikisht foto në rendin e duhur dhe në orientimin e caktuar. Lentet janë 180mm të tipit Canon 5D Mark II dhe janë të optimizuara të punojnë si lente telecentrike. Për shkak se ndriçimi mund të shkaktonte probleme me nxehtësinë për kamerën, personat e fotografuar dhe studion e fotografisë, Boschung ka përdorur lente Scoro S 3200 RFS nga Broncolor, duke shmangur mbinxehjen. Portretet e përfunduara mund t’i shihni në faqen e internetit të fotografit http://www.robophot.com/portraits/ dhe për më shumë mund të shihni videon më poshtë për të zbuluar se si funksionon kamera robotike. (PCWorld Albanian)
EDITOR
11 years ago
previous article
I paralizuari përmbush ëndrrën e fëmijës për të ecur
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
1 day ago