Veçse e ka injoruar All-llahu amoralitetin dhe personin të cilin e kryen atë vepër, me dëmtime dhe të këqija të shumta të cilat e shkatërrojnë personin, familjen, rrethin dhe vendin ku jeton. Prej këtyre dëmeve janë:
1.) Dënimi në botën tjetër: Prej dëmeve më të mëdha është humbja e imanit(besimit) dhe humbja e botës tjetër. Nëse ai bie në amoralitet, atij i humb imani, e fut në zjarr dhe ia ndalon xhenetin tek Zoti i Madhërishëm. All-llahu na mbrojt prej lavirëve të shthurur. Në një hadith, Pejgamberi a.s. ka thënë: “ Nuk bënë amoralitet laviri dhe se në kohën kur ai bënë amoralitet të jetë besimtarë.” (Transmeton Buhariu v.15. nr.62.)
Medito se si All-lahu e largon nga ai besimin dhe nëse nuk pendohet, por vazhdon në të dhe vdes në atë gjendje duke menduar se ajo vepër është e lejuar, do të qëndron besimi(imani) i ngritur nga ai prej momentit kur ai ka bërë amoralitet për herë të parë e deri në takimin me All-llahun. Dhe se All-llahu është i hidhëruar me të.
2.) Shmangie të martesës: Nuk ka dyshim se nëse një mashkull i shfryen kënaqësitë e tij në këtë mënyrë të ndaluar duke mos pasur obligim material, por të njëjtën gjë e bënë edhe një femër. Atëherë secili prej tyre do të shmanget prej martesës sepse ajo është përgjegjësi e cila përmban drejtësi dhe obligime.
3.) Amoraliteti prish familjen dhe shkatërron bazat e saj: Nëse një mashkull dhe femër pranojnë që t’i shfryjnë kënaqësitë e tyre duke mos pasur kontratë martesore, kjo shpije deri në dobësimin apo largimin e dëshirës për të ndërtuar një familje myslimane, fetare e të pastër. Pastaj shkatërrohet familja dhe zvogëlohet ajo, në vend se të ndërtohet dhe të rritet.
4.) Amoraliteti shpije në ngatërrim(përzierje) të origjinës: Padyshim se Islami e legjitimoj martesën në mënyrë që ta ruaj origjinën dhe të gjitha ato që hyn nën të; të drejtat e paraardhësve dhe pasardhësve, të afërmit, trashëgimtarët etj. Ndërsa amoraliteti është lidhje e ndaluar pas të cilës fshihet një lidhje dashurie e cila shpije në mbetje me barrë(shtatzënë) të një lavireje. Ndërsa laviri e braktisë fëmijën e tij që kishte nga amoraliteti. Dhe ka mundësi që ky fëmijë të i ngjitet burrit të lavires nëse ajo është e martuar ndërsa ky nuk është babai i tij në realitet. Burri mund të ketë fëmijë meshkuj dhe femra dhe këta konsiderohen vëllezërit dhe motrat e tij ndërsa ai është i huaj në mesin e tyre. Pastaj ky trashëgon së bashku me ata, i shikon avretet(pjesët e ndaluara) të tyre dhe kjo pason të këqijat, njëra pas tjetrës.
5.) Amoraliteti shpije në abort: Nëse femra e kupton se është me barrë, do t’i ngushtohet gjoksi nga ajo se çka posedon në barkun e saj. Veçanërisht nëse ajo është beqare apo e martuar por që i ka munguar burri i saj dhe nuk është takuar me të për një kohë të gjatë. Kjo do të ngritët me mbytjen e embrionit(fetusit) dhe heqjen e tij. Kjo është e ndaluar në fe sepse ky është dëmtim i jetës së një krijese të pastër(të pa fajshme).
6.) Amoraliteti shpije në përhapjen e sëmundjeve tek njerëzit: Këto sëmundje janë ngjitëse siç janë: Sifilizi, gonorreja etj.
7.) Amoraliteti e humb besueshmërinë tek njerëzit dhe të shpije në mbytje dhe derdhe të gjakut: Kjo, sepse njeriun, veçanërisht myslimanin e ka krijuar All-llahu që të jetë kujdestarë(xheloz) i nderit të tij. Ky kujdes (apo kjo xhelozi) është prej besimit dhe është forcë(kundërshtim) ndaj atyre që e rrezikojnë nderin e tij nga amoraliteti. Ai mbron femrat të cilat janë lidhje farefisnore të tij nëse ndonjëra prej tyre bije në mëkat.
Siç po vërehet kjo është ajo e cila e humb sigurinë e shoqërisë dhe vendit. Jo vetëm kjo, por e shkatërron shoqërinë dhe i prish bazat e saj dhe se në vend që të jetë një shoqëri e qëndrueshme, stabile dhe e dashur, do të shndërrohet në një shoqëri të urrejtur, jo e rregullt, e shfrenuar. Thotë All-llahu: “ Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake)… “ (El-Enfal: 46)
8.) Amoraliteti e turpëron kryerësin e saj tek njerëzit dhe i largon nga ai: Nëse njerëzit e din se ai ka bërë amoralitet e shikojnë sikur ai e ka tradhtuar All-llahun dhe fenë e Tij. Dhe këtë tradhtar të All-llahut dhe fesë së Tij e largojnë njerëzit nga vetja e tyre, nuk e martojnë atë me vajzat e tyre ashtu siç nuk i martojnë vajzat e tij.
9.) Amoraliteti fut zemërim tek laviri: Shqetësimi dhe mos stabiliteti në jetën e tij të cilën ia ka shkaktuar amoraliteti e bënë atë gjithmonë të jetë i persekutuar. Ia humb qetësinë dhe rehatinë shpirtërore. E kaplon atë pavendosmëria dhe shqetësimi dhe nuk është ai i cili merr vendim për diçka.
10.) Amoraliteti mban në vete të gjitha të këqijat: Mungesë të fesë; largimin e sinqeritetit dhe prishje të zemërgjerësisë dhe mungesës së xhelozisë. Nuk mund të gjesh lavir që të jetë i sinqertë, besnik dhe i besueshëm në fjalë. Nuk mund të jetë ruajtës i sinqertë dhe as kujdestarë i familjes së tij. Po ashtu tradhtia, pabesia, gënjeshtra, mungesa e turpit, mungesa e kontrollit, mos ndjenja e haramit(ndalesës), largimi i xhelozisë nga zemra të gjitha këto cilësi janë të cilat e sjellin hidhërimin e Zotit.
(Përktheu dhe përshtati: Zenel Hajdini)
EDITOR
11 years ago
previous article
Ja 5 gjëra kryesore që duhet të dini për rrjetin 5G
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago