Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli mori pjesë sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, ku u diskutua dhe u miratua “Marrëveshja e Bashkëpunimit Ushtarak Financiar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë” dhe “Protokolli i Zbatimit Të Ndihmës Financiare Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.
Kjo marrëveshje është propozuar nga pala turke në vazhdim të ndihmës së përvitshme që shteti turk jep për modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka dhënë shpjegime lidhur më këtë marrëveshje, duke theksuar se bëhet fjalë për një grand prej afër 1.137.500 dollarë amerikanë, i cili do të ndahet në tre drejtime kryesore. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ne komisionin parlamentar per politike te jashtme 2
Rreth 900 mijë dollarë do të shërbejnë si një kontribut financiar për blerjen e materialeve apo pajisjeve ushtarake nga kompanitë turke që operojnë në industrinë ushtarake; rreth 50 mijë dollarë për të mbuluar pagesat për trajnimet, tarifat e kurseve të personelit shqiptar në Turqi…etj, ndërsa pjesa tjetër prej 192 mijë dollarë do të përdoret si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës.
Kjo marrëveshje, tha Kodheli, para disa ditësh është diskutuar dhe mori miratimin edhe të Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Ajo është një mbështetje tjetër që vjen nga pala turke për transformimin dhe modernizimin e FA Shqiptare.
EDITOR
11 years ago
previous article
Rusia përjashtohet nga G8
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago