Mediat maqedonase kanë publikuar fotografi se si do të duket qendra e re sportive në komunën Aerodrom të Shkupit, e cila është e banuar me maqedonas. Kjo sallë e sportit do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve të EHF-së dhe FIBA-s dhe do të ketë kapacitet prej 5.000 shikuesve. Në këtë qendër sportive do të përfshihen edhe shumë objekte tjera, në mesin e të cilëve edhe një hotel me 60 dhoma, pishinë, si dhe spa qendër dhe qendër për fitnes. Paralajmërohet lëshim në përdorim i kësaj salle deri në fund të vitit 2014.
Ky kompleks është edhe një shembull për patriotizmin e partisë tonë në pushtet, BDI, e cila publikisht deklarohet si parti shqiptare, kurse në realitet realizon projekte për maqedonasit. Komplekse të këtilla luksoze në pjesën maqedonase të Shkupit po ndërtohen në kohën kur pjesët shqiptare të Shkupit përballen me probleme elementare infrastrukturore, kurse rrugët janë plot gropa. /lajm/
EDITOR
11 years ago
previous article
Anglia aplikon zyrtarisht Sheriatin për çështje të shkurorëzimit
next article
Mësojnë maqedonisht, testohen shqip
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
16 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
16 hours ago