“Buldozerët e rrafshuan ndërtesën – në të cilën ishte një xhami, një qendër shëndetësore dhe dy apartamente që strehonin 11 vetë – pa asnjë paralajmërim paraprak,” ka thënë pronari i ndërtesës.
Në mëngjesin e së mërkurës bolduzerët izraelitë shkatërruan një ndërtesë dy –katëshe në pronësi të një palestinezi në lagjen Al-Tour në lindje të qytetit të vjetër Al-Quds (Jerusalemi Lindor i pushtuar).
Pronari i ndërtesës, Ghader Ebu Ghaliyeh, tha se forca të shumta izraelite e kishin rrethuar ndërtesën në orët e para të mëngjesit dhe më vonë erdhën buldozerët për ta rrafshuar atë.
“Buldozerët e rrafshuan ndërtesën – në të cilën ishte një xhami, një qendër shëndetësore dhe dy apartamente që strehonin 11 vetë – pa asnjë paralajmërim paraprak,” ka thënë për Agjencinë Anadolu Ebu Ghaliyeh.
Sipas pronarit, ndërtesa ishte ndërtuar tre vjet më parë dhe shtrihej në një sipërfaqe 700 metra katrorë, dhe se 18 vjet kishte bërë përpjekje për të marrë lejen e ndërtimit nga autoritetet izraelite.
Autoritetet izraelite imponojnë kufizime të ashpra mbi ndërtimin dhe renovimin e shtëpive palestineze në Al – Quds.
Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, autoritetet izraelite shkatërruan më shumë se 500 shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor dhe Al- Quds vetëm vitin e kaluar./mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Mashtrimi me rrugën e Arbërit (Video)
next article
AKEA: “Si të bëjmë botën më të lumtur?”
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago