Gjithmonë jemi njohur nga “Tag Heuer” për ofrimin e orëve luksoze me çmime që mund t’i përballojnë vetëm persona shumë të pasur dhe të famshëm.
Por tani dicka ka ndryshuar, kjo kompania do të hyjë në botën e telefonave luksozë.
Telefoni i ri inteligjentë “Merediist Infinte” duket si një telefon fantastiko-shkencor.
Ky telefon ofron disa prej teknologjive më të reja. Ky telefon është përshkruar nga prodhuesi i tij si telefoni i parë në botë me rezervë të përjetshme të batërisë. Ky smartfon luksozë vjen me një panel solar për mbushje të baterisë.
“Atelier Haute Communication” ka punuar së bashku me “Sunpartner Technologies”, kompani kjo që njihet për prodhimin e telefonave punëdore.
Këto kompani njihen për teknologjinë “Wysips Crystal”, një shtresë shumë e hollë e xhamit të kristaltë e cila përdoruret në ekrane të vogla, siç janë tabletët dhe orët, e cila e kthen ekranin në panel diellor.
Këto palenet transparent nuk mund të shihen, por e mbushin baterinë kurdo që ka dritë natyrale në ekran.
Matthieu de Broca nga “Sunpartner” është shprehur: “kurdoherë që ka dritë natyrore, ajo do ta mbush telefonin tuaj pak nga pak. Përgjatë një dite, bateria e një telefoni tipik mbushet rreth 15 për qind”.
Ky telefon do të prodhohet për herë të parë në masë, ku për herë të parë është prezantuar një koncept në panairin “Baselëorld 2014 Watch and Jeëellery”.
Është e pamjaftueshme për këdo mbushja e baterisë për 15 për qind gjatë gjithë ditës.
Ky telefon do të ketë specifikë panelin diellor për mbushjen e baterisë.
Telefoni do të vijë me një ekran 2.4 inç, me rezolucion 320 x 240. Poshtë ekranit nodhet një tastier alfanumerike, ndërsa në pjesën e pasme vjen me një kamerë 5 megapikselë.
Trupi është i përbërë me titan 5 shkallësh me fibra karboni.
Në treg do të hidhen 1.911 njësi të këtij telefoni.
Ende nuk është bërë zyrtar çmimi i tij, por mendohet të jetë rreth 6 mijë euro.
EDITOR
11 years ago
previous article
FRI realizoi suksesshëm aksionin vullnetar të dhurimit të gjakut
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
4 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
4 hours ago