Në kantierin ku është duke u ndërtuar një qendër e besimtarëve myslimanë shqiptarë në Payerne të Zvicrës janë shkruar parulla neonaziste dhe kryqe të thyera, simbole të nazizmit.
“Ky është vetëm fillimi” mund të lexohet në njërën nga parullat ndërsa në tjetrën bëhet fjalë edhe për “Natën e kristaleve”, referim ky për aksionin nazist kundër hebrenjve në vitet 30 në Gjermani.
Kryetarja e komunës së Payerne-s, Christelle Luisier e ka dënuar ashpër këtë akt vandal. Ndërkohë pronarët e ndërtimit janë duke shqyrtuar mundësinë për të bërë kallëzim penal ndaj personave të panjohur. Edhe kryetarja e komunës i ka trimëruar ata për ta bërë këtë hap pasi që, ka thënë ajo, vandalizmi është veprim që gjykohet.
Qendra e besimtarëve myslimanë ishte planifikuar të hapet gjatë kësaj vere, shkruan gazeta “La Libertè”. Në kuadrin e saj është edhe një dhomë për lutje dhe ka vend për gjithsej rreth pesëdhjetë persona./albinfo/
EDITOR
11 years ago
previous article
Sportisiti i guximshëm (VIDEO)
next article
FIFA pezullon bllokadën, Barcelona mund të blejë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago