Sikurse në kohët më të lashta, po ashtu edhe sot ende paraqiten “dilema” mbi formën e tokës, mbi atë se toka a sillet a jo, rreth asaj që toka sillet rreth diellit apo e kundërta. Sigurisht, në shikim të parë dikujt mund t’i duket qesharake, e dikujt skandaloze që të flitet për diç të tillë, mirëpo i indinjuar nga disa hoxhallarë, të cilët kinse në bazë të disa ajeteve kuranore toka paska formën e pllakës, gjë që është larg mendjes së shëndoshë, e pashë të udhës që të them disa fjalë. Një mendim të tillë kishin popujt e hershëm paganë, të cilët mendonin se toka ka formë të pllakës të cilën e mbajnë tri balena në supet e tyre të cilët notojnë në një oqean të pafund.
Të parët të cilët dhanë supozime mbi formën e tokës ishin grekët në krye me Aristotelin, i cili zhvillon kuptimin mbi formën sferike të Tokës. Për vërtetimin e gjykimit të vet merr me plot të drejtë si dëshmi formën e hijes së Tokës me rastin e zënies së pjesërishme të Hënës. Mirëpo ta kemi parasysh që forma e tokës nuk është e rrumbullakët, siç mendojnë shumë prej njerëzve madje ajo nuk është as sferike, por forma e saj e vërtetë mund të përshkruhet si gjeoide. Nëpër çdo pikë të sipërfaqës fizike të tokës kalon nga një nivel i sipërfaqës. Ky nivel i sipërfaqes që përputhet me nivelin e mesëm të oqeaneve dhe detrave, në momentin kur sasia e ujit të tyre të jetë në rehati ideale, quhet niveli zero i sipërfaqes ose sipërfaqja e gjeoidit. Me pak fjalë paraqet një trup të papërshtatshëm, të parregullt ose jo mirë i formuar gjeometrikisht. Shih figurën.
E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vënë kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.
Është interesant fakti se kur përmendet toka me të përmenden ose qiejt ose kodrat, nga ajo çfarë dimë ne toka dikur ishte e ngjitur me qiejt dhe nuk kishte kushte elementare për jetë derisa Allahu me fuqinë e tij i largoi ato njëra nga tjetra, ku këtë e vërteton edhe ajeti kuranor:
A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?
Pra, kur u nda toka nga qielli, toka u shtrua poshtë, kurse qielli ngeli lartë dhe kodrat u vunë në brendësi të tokës për të mbajtur balansimin e tokës gjatë tërmeteve, vërshimeve dhe shpërthimeve të ndryshme brenda kores së saj. As ky ajet s’ka për qëllim të na thotë se toka ka formë të rrafshët gjegjësisht formën e pllakës siç mendojnë dhe pohojnë disa. Pastaj sikur toka të ishte në fomë të pllakës ose më mirë thënë drejtkëndëshit ose katrorit, atëherë ku është fundi i tyre, a do të bijemë dhe a mund të dalim nga ai fund apo të kërcejmë nga toka në pafundësitë e orbitës.
Ajo se çfarë i mashron disa mbase janë disa ajete kuranore ku do të mundohemi t’i shpjegojmë në mënyrë shkencore dhe t’i argumentojmë ato, njëherit lexuesit t’ia bëjmë me dije se shkenca dhe Kurani janë të mishëruara mes vete dhe nuk ka ndasi mes tyre.
“Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina ngreni shtëpia, përkujtoni të mirat e Allahut e mos u bëni shkatërrues në tokë”.( Araf : 74)
Në këtë ajet Allahu xh.sh. shumë qartë na flet ne se toka posedon vende të rrafshta të cilat dedikohen për ndërtim, po ashtu dhe kodrinat të cilat mund të përdoren për banim, mirëpo jemi dëshmitarë se ekzistojnë edhe vende siç janë kodrat, pellgjet, lumenjtë etj., në të cilat njeriu nuk mund të ndërtojë vendbanim.
Suretu Er Ra`d (13) 3.Dhe Ai është, i cili tokën e shtriu, dhe në të krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit fryt bëri dy lloj (çift), bëri që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në gjithë këtë ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.
Allahu përmes këtij ajeti do që mendjen e njeriut ta fus në funksionin e saj pra të mendojë dhe të logjikojë për argumentet në hapsirë andaj nuk duhet të na mashtrojë pjesa e ajetit ,… I cili tokën e shtriu… sepse këtu mund të ket për qëllim 2 gjëra:
1. Ata të cilët mësojnë gjeografinë ose studiojnë gjeodezinë e dinë që në fillim të gjitha kontinentet ishin një tërësi mirëpo me kalimin e kohës ato u ndanë në më shumë kontinente, pra u bë shtrirja e tokës në sipërfaqen e saj. Këtë na e vërteton edhe ajeti tjetër kuranor i cili thotë: “Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte caktuar”.
2. Ka për qëllim sipërfaqen e rrafshtë në të cilën njeriu jeton, punon dhe vepron përkundër pjesës tjetër që thotë: … krijoi kodra e lumenj… ku njeriu do ta kishte të vështirë për të jetuar tek njëra e gati se e pamundur tek tjetra. Kodrat kanë dhe një rol shumë të rëndësishëm për globin në përgjithësi për shkak se ato njëherazi janë edhe shtylla të cilat e mbrojnë tokën nga shpërbërja, çarja gjatë tërmeteve të ndryshme.
Është interesant ky ajet se thotë nata do ta mbulojë ditën ku ne të gjithë këtë e shohim në përditshmëri, se si dalëngadalë ngryset dhe errësohet ose kur del agimi e zbardhet. Pra, sikurse toka të kishte formë disku ose pllake, atëherë ngrysja dhe agimi s’do të ekzistonin për shkak se dielli edhe po të kishte kënd prej 1 shkalle do të bënte dritë të fortë që nga dalja (për shkak distancës që ka dielli nga toka) ose do të zhdukej shpejt në perëndimin e tij. Madje jemi dëshmitarë të kohës ku teknika dhe teknologjia na mundësojnë që të komunikojmë me njerëz në vende të ndryshme. P.sh. në qoftë se nga Maqedonia marrim në telefon dikë në Kanada, atëherë këtu mund të jetë ditë kurse atje ende mbrëmje, ku si rezultat i kësaj është jashtë logjike të mendohet se kur dielli është në zenit dhe një pjesë e tokës të jetë në errësirë e një pjesë në dritë po qe se toka do kishte formë të diskut apo pllakës.
Aristarku (320 – 250 p.e.s.), nga ujdhesa Samos, i pari ka paraqitur mendimin gjenial mbi teorinë heliocentrike, përkatësisht mbi rrotullimin e Tokës rreth Diellit me pozitë të pjerrtë të eliptikes dhe se në të njëjtën kohë sillet edhe rreth boshtit të vet, prandaj bëhet ndërrimi i ditës dhe i natës.
Të mendosh se toka ka formë pllake do të thotë të mohosh ajetin kuranor: 55:17. (Ai është) Zoti i dy lindjeve dhe i dy perëndimeve.
Forma gjeoide e tokës ose globid ia mundëson që dielli të lindë dhe të perëndojë 2 herë brenda 24 orëve. Përderisa ai lind dhe përshkruan një pjesë të tokës një pjesë tjetër është në errësirë, kështu që kemi një pjesë ku është ditë, pra ka lindje dhe një pjesë tjetër ku është errësirë, pra ka perëndim, pastaj kur lind në pjesën tjetër tek tjetra perëndon, kështu që bën 2 lindje dhe 2 perëndime brenda një dite ose brenda një përshkimi.
Mbi rrumbullaksinë e Tokës na flet dhe ajeti kuranor i cili thotë:
“Dhe thirr ndër njerëz për Haxhin, se të vijnë ty këmbësorë edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të thella.” (El-Haxh: 27)
Shih Allahu xh.sh. thotë: “…që do të vijnë prej rrugëve të thella”, e jo të largëta që aludon në atë se vijat në sipërfaqën e tokës nuk janë të drejta por janë në formën gjarpëruese (lakore), për shkak se po të ishin të drejta, atëherë do të duhej të thuhej nga vendet e largëta, për shkak se gjatë matjeve të vendeve të rrafshta ne masim vetëm gjatësinë, kurse kur masim vende lakore ose të thella, atëherë ne masim edhe gjatësi edhe lartësi, e kjo më mirë vërehet kur duam të bëjmë nivelizim të sipërfaqeve në tokë.
Pos kësaj, Allahu na drejtohet edhe me një ajet tjetër ku thotë: “Elif, Lam, Mim. Bizantinët u mundën. Në tokën më afër (me të ulët), po pas disfatës së tyre ata do të ngadhenjejnë….”( Err- Rrum:14)
Sipas historisë e dimë se bizantinët fituan këtë betejë ndaj persianëve ku kjo betejë u zhvillua në ultësirën e Palestinës, e cila është pika më e ulët në tokë me 392 m nën nivelin e detit, Detit të Vdekur.
Pra edhe ky ajet na e bën të qartë formën e tokës, se ajo ka një formë gjeoide, gjegjësisht të parregullt, e cila i ngjan formës së vezës.
“Dhe tokën e kemi shtruar” (El-Hixhr: 19)
Domethënia e këtij ajeti është se toka nuk përfundon në një pikë të caktuar, për shkak se vijat e Tokës janë të lidhura e këtë shumë mirë na e vërtetojnë paralelet dhe meridianet. Forma e rrumbullakët është forma e vetme gjeometrike në të cilën udhëtimi mund të zgjasë pakufi, sepse kjo formë nuk ka skaj. Mbi të gjitha Allahu këtë botë e ka ngritur me drejtësi, andaj çdo formë tjetër pos kësaj do t’u bënte padrejtësi njerëzve. Për shkak se po qe se toka do të kishte formën e pllakës ose të diskut, atëherë dikush do të jetonte në skaj të saj, dikush në mes, dikush lart e dikush poshtë saj. E vetmja formë ku askujt s’i bëhet padrejtësi është kjo formë të cilën e ka toka ku çdokush është në mes të saj.
I krijoi qiejt e tokën me urtësi precize. I lartë është Ai nga çka ata (idhujtarët) i shoqërojnë.
EDITOR
11 years ago
previous article
Kosova në ethet zgjedhore vendore
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago