Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, reagoi ashpër ndaj disa mediave në turke të cilat kritikuan ashpër ish-futbollistin dhe deputetin aktual Hakan Shykyr në lidhje me deklaratën e tij për kombësinë shqiptare, transmeton Albeu lajmin e mediave turke.
Kryeministri Erdogan kritikoi median pasi ata po e paraqesin Shykyrin si krejtësisht jo turk.
“Deputeti ynë Hakan Shykyr tha që është shqiptar. Une them që edhe Mehmet Akifi ishte shqiptar. Ai Mehmet Akif i cili shkroi himnin tonë. Por, ai asnjëherë nuk e mbrojti Shqipërinë në kuptimin nacionalist. Përkundraz,i punoi për këtë popull dhe si fëmijë i këtij populli shkroi himnin tonë.
Edhe Hakan Shykyri është një vëlla i joni, duke qenë një fëmijë shqiptari ka arritur që ta djersitë si askush tjetër fanellën e kombëtares sonë. Ai ka shënuar gola më së shumti për kombëtaren tonë, kurse disa gazetarë të paturpshëm mundohen që t’ia humbin meritat që ka bërë për shtetin tonë. Herë thonë kështu, herë ashtu, por fjalët shkojnë e vijnë, ndërsa veprat mbesin. Hakani me golat që ka shënuar ka arritur të futet në historinë e Turqisë dhe tani është ikonë e futbollit tonë”, ka deklaruar Erdogan.
EDITOR
12 years ago
previous article
Tribunë: “Studenti, ajka e shoqërisë”
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
1 year ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
1 year ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago