Lëvizja Ne jemi Ju, gjithmonë ka qenë dhe do të jetë zëri i rinisë dhe qytetarëve. Zgjedhjet lokale janë për komunën, qytetin dhe qytetarët ndërsa kandidatët për kryetar komune duhet të dëshmohen para qytetarëve se do të jenë adminstrues të mirë të komunës.
Debati është kulturë, debati është sfidë nga ku fillon ndryshimi dhe rritet demokracia.Iniciativa e Ne jemi Ju për debat në mes kandidatëve për kryetar komune është e drejtuar të ngrisë kulturën debative në zgjedhje, si instrument i vetëm që ka munguar në proceset zgjedhore në vend, 20 vite me radhë.
Tre kandidatët janë profesor, doktora shkencash dhe duhet të respektojnë këtë iniciativë pasi buron nga studentët që duan dhe munden të organizojnë këtë iniciativë. Këto student janë edhe votues tuaj dhe ato personalisht duan të dëgjojnë qëndrimet e secilit kandidat se si ato do të ndryshojnë funksionimin e qytetit. Ne jemi Ju, nuk është e orientuar politikisht, por është e drejtuar ka qytetarët dhe punon për to, ndërsa ju do të kërkoni votat e qytetarëve. Debati është sfidë, politika është betejë ndërsa demokracia buron nga debati dhe edukon politikën. Tregohu i edukuar, respekto demokracinë dhe bën politikë. Eja në debat !
Vendi, mediumi dhe udhëheqësi i debatit do të vendoset në atë moment kur Ju të nderuar kandidatë do të pranoni këtë kërkesë. Organizimi do të bëhet nga Ne jemi Ju, duke e përfshirë këtu caktimin e vendit, mediumit dhe udhëheqësit. Kjo iniciativë do të përhapet si lajm nga të gjithë mediumet, portalet dhe mjetet tjera të informimit.
Debati do të zhvillohet :
Pyetje nga moderatori,
Pyetje nga studentët prezent në studio dhe
Pyetje të bëra nga mbështetësit e Ne jemi Ju në rrjetet sociale.
Data do të vendoset nga Ne jemi Ju dhe është e paraparë data 20 Mars, ndërsa koha do të vendoset bashkërisht, duke pasur parasysh agjendën tuaj të ngarkuar. Juve ju mbetet të merrni me vete projektet për atë se si do të punoni për 4 vitet e ardhëshme.
Ju presim!
Eja dhe argumento (Event ne Facebook): https://www.facebook.com/events/442113812530402/