PYETJA: Esselamu alejkum nje pyetje per hoxhen Fitrat a duhet mi dhan edhe per fmijen qe eshte pa lind dmth gruja shtatzane a i takon me pagu Fitrat per femin qe eka ne bark?
Dr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA: Esselamu alejkum. Sadekatul fitri është një adhurim material i lidhur për muajin e Ramazanit, dhe këtë adhurim e kanë detyrë ta zbatojnë muslimanët që zotërojnë sasinë e nisabit, sipas shkollës juridike Hanefite, si dhe personat që kanë nën kujdestari, të cilët arrijnë Fitër Bajramin. Sadakatul Fitri sipas Hanefitëve është Vaxhib.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka folur në disa hadithe të tij për rëndësinë dhe kuptimin e sadekatul fitrit, si dhe për sasinë e saj.
Ibn Omeri tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e bëri detyrim dhënien e një Sa’ hurmash ose një Sa’ elbi si sadaka fitri për çdo musliman:rob ose të lirë, burrë ose grua, i vogël ose i madh, si edhe urdhëroi që të jepet përpara se njerëzit të dalin për të falur namazin e Bajramit. Hadithin e ka shënuar Buhariu në Sahih, libri i Sadakasë së Fitrit.
Pra, nga ky hadith, si dhe shumë hadithe tjera, shihet qartë se ky detyrim lidhet për ata që kanë lindur gjatë kohës kur detyrohemi ta japim sadekatul fitrin, ndërkaq foshnja ende nuk ka lindur, dhe për atë nuk është detyrim të jepet sadekatul fitri. Ky është mendimi i pjesës dërmuese dë dijetarëve.
Megjithatë, Ibn Hazmi ka qenë i mendimit se është vaxhib dhënia e sadekatul-fitrit për fetusin i cili gjendet në barkun e nënës nëse i ka mbushur 120 ditë, kurse Jusuf el-Karadavi thotë është mustehab, andaj njeriu mund të zgjedh.
Mendimi i shumicës është më i argumentuar, por, siç ka thënë edhe Jusuf el-Kardavi, nëse don vullnetarisht, jepe sadekatul fitrin edhe për fetusin, insha Allah është lëmoshë për të.
Allahu e di më së miri.
EDITOR
10 years ago
previous article