Eric Cantona i bëri thirrje kryetarit francez, Francois Hollande, për të ndryshuar politikën e tij ndaj Izraelit dhe kritikoi vendimin e qeverisë për të ndaluar tubimet pro-palestineze në të gjithë vendin.
Ish futbollisti i Frances dhe Manchester United, Eric Cantona ka kritikuar politikën e kryetarit francez, Francois Hollande, për mbështetjen e tij të bombardimeve izraelite ndaj civilëve në Rripin e Gazës.
Duke folur për faqen e internetit të lajmeve, Mediapart, Cantona i bëri thirrje kryetarit të Francës, Hollande për të ndryshuar politikën e tij ndaj Izraelit dhe kritikoi vendimin e qeverisë për të ndaluar tubimet pro-palestinez në Francë.
Ministri i Brendshëm i Francë, Bernard Cazeneuve, paralajmëroi të shtunën se demonstruesit që marrin pjesë në protesta të ndaluara ka të ngjarë të përballen me gjyqin.
Deri në 41 persona u arrestuan dhe 17 policë u plagosën gjatë protestës së ndaluar më 19 korrik, kur rreth 3.000 parisianë u mblodhën në lagjen e kryeqytetit francez, Barbes, për të protestuar kundër agresionit të vazhdueshëm izraelit ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës.
Turma brohoriste parulla mbështetëse për Gazën dhe dogjën flamurin e Izraelit, megjithëqë demonstratat ishin të ndaluara. Disa protestues hodhën gurë në drejtim të policisë, kjo nxiti policinë për të shpërndarë demonstruesit me gaz lotsjellës.
Franca ka popullsinë më të madhe hebreje në Evropë, gjithashtu, Franca ka komunitetin mysliman më të madhin në Evropë, kështu çdo shpërthim në Lindjen e Mesme, ka ndodh shpesh në të kaluarën, edhe sot, shtohen tensionet midis dy komuniteteve, hebreje dhe myslimane.
Izraeli e filloi ofensivën e vet më 7 korrik 2014, duke vrarë më shumë se 1.800 palestinezë, kryesisht civilë.
 
Burimi: World Bulletin / News Desk
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë