Unë them që në Kosovë ka ekstremizëm!
Nuk ju duket ekstremizëm pasurimi marramendës i politikanëve shqiptarë brenda një kohe të shkurtër? Nuk ju duket ekstremizëm ndarja e shoqërisë në dy shtresa të skajshme ekonomike; në atë të shumë të pasurve dhe në atë të shumë të varfërve? Nuk ju duket ekstremizëm privimi i vajzave me mbulesë prej shkollave? Nuk ju duket ekstremizëm mospërkujdesja në mënyrë insitucionale për ish ushtarët e UÇK-s? Nuk ju duket ekstremizëm (zh)veshja publike e vajzave dhe e grave shqiptare? Nuk ju duket ekstremizëm puthjet dhe gjërat tjera edhe më të turpshme që haptas ndodhin jashtë Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë? Nuk ju duket ekstremizëm paraqitja e këngëtareve shqiptare, të cilat sigurisht se më shumë vishen kur të bien me fjetë, sesa kur të dalin në skenë? Nuk ju duket ekstremizëm korruptimi i disa mjekëve, të cilët natyrshëm duhet të jenë më me njerëzi? Nuk ju duket ekstremizëm korruptimi i disa profesorëve universitar? Nuk ju duket ekstremizëm mënyra e festimit të dasmave dhe të mbrëmjeve të maturës?
Pasi që shteti të jep sqarime rreth këtyre ekstremizmave, atëherë duhet të shkohet me hapin tjetër. Pikë së pari, të mblidhen në mënyrë përzgjedhëse dijetarët musliman, ata të krishterë, sociologët, gjuhëtarët, filozofët, juristët, politikanët e politikologët që fillimisht ta sqarojnë, zbërthejnë dhe ta rrumbullakojnë kuptimin e fjalës “ekstremizëm fetar” që pastaj të vihen në një përfundim shkencor nëse ka apo nuk ka ekstremizëm të kësaj natyre në Kosovë.
Mos të harrojmë se fjala ekstremizëm do të thotë veprim që kalon çdo masë, skajshmëri e që bëhet me një ashpërsi të tepruar. Nëse argumentet që i lartshkrova nuk e kalojnë çdo përmasë të së duhurës, nëse përgjatë atyre veprimtarive nuk kemi teprim e bymim jashtëmase, atëherë fjalën eksremizëm duhet dëbuar prej planetit tokë!
EDITOR
10 years ago
previous article
Ofensiva kundër Gazës ka dështuar thonë 60% e izraelitëve
next article
Prishtina menjëherë pas luftës,1999 (Foto)
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago