Russel Brand kërkoi nga firmat si Barclays, kompania e kompjuterëve HP, gjigandët e sigurisë G4S, Fondi i Pensioneve ABP dhe Makineritë e rënda të Caterpillar, që të ndërprejnë lidhjet e tyre me Izraelin.
Aktori i Televizionit Britanik, komedian dhe prezantues, Russell Brand i ka kërkuar bankave, fondeve të pensionit dhe bizneseve të ndryshme për ndërprerjen e lidhjeve, të investimeve dhe marrëveshje me Izraelin, në thirrjen e fundit kërkon bojkot kundër shtetit Zoinist.
Duke akuzuar Izraelin për shtypjen e banorëve në Gaza, Russell Brand theksoi se banka Barclays menaxhon “portofolet e një kompanie izraelite të mbrojtjes të quajtur Elbit, e cila e bën raketa që sulmojnë Gazën.”
Duke folur në programin e tij The Trews, Brand ka thënë: “Mesazhi që ata na japin është e kundërta e realitetit, ata janë duke vepruar sikur ata të ishin pjesë e komunitetit tonë, por në qoftë se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin e asaj që ata bëjnë , atëherë ne kemi fuqinë për të ndikuar tek ata. ”
Ai më pas u bëri thirrje shikuesëve të tij për të nënshkruar një peticion, të bëjnë një fushatë në website, e cila deri më tani është nënshkruar nga 1.7 milion njerëz, që të nxisin që firmat si Barclays, kompania e kompjuterëve HP, Gjigandi i SigurimeveG4S, Fondet e Pensioneve ABP dhe Makineritë e rënda të Caterpillar të prejnë lidhjet e tyre me Izraelin.
Që nga data 7 korrik 2014, pothuajse 2.000 palestinezë – kryesisht civilë – janë vrarë dhe gati 10.000 të tjerë janë plagosur nga sulmet shkatërruese izraelite në enklavën e sulmuar bregdetare, Gaza.
Gjatë të njëjtës periudhë, mijëra shtëpi në Gaza janë shkatërruar nga bombardimet e rrepta izraelite.
Burim: World Bulletin / News Desk
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
======================================================
EDITOR
10 years ago
previous article
Ministria: Izraeli shkatërroi 60 xhami në Gaza
next article
Mendja, logjika dhe kritika
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago