Sot, bota islame në përgjithësi, e bota arabe në veçanti, por edhe bota shqiptare myslimane gjenden në një udhëkryq të madh, do të varet prej tyre, se cilin prej këtyre dy rrugëve do ta zgjedhin për tu ballafaquar dhe rrugëtuar gjate këtij shekulli XXI.
E para, është rruga e tanishme katastrofale në të cilin gjenden myslimanët për shkak të, arsimimit dhe dijes në një nivel shumë të ulët, pasojë e së cilës është xhahilijeti, injoranca, jotoleranca e arroganca. Pasojë e nivelit të ultë dhe të pamjaftueshëm të dijes, produkt i të cilit është myslimani i sotshëm i cili në mungesë të dijes, mungesës së perceptimit të logjikës dhe mospranimit të kritikës,është ngecja e tij, mos përshtatja dhe vonesa në hapa për t’u inkuadruar dhe vepruar përball botës që e rrethon, dhe në të cilin duhet të bashkëveprojë dhe bashkëpunojë. Nëse edhe më tutje vazhdojnë me këtë gjendje aktuale në të cilin gjenden myslimanët e sotshëm, atëherë do të vazhdon gjendjen e tanishme, e cila përcillet me vrasjet , në mes vetë myslimanëve në botën islame.
E dyta, është rruga alternative, e cila në vend të investimeve të gjertanishme të mëdha,” kryesisht në ndërtimin e xhamive dhe objekteve tjera”, tani e tutje duhej të përqëndrohej dhe të investojë me të madhe në arsimimin cilësor, zgjerimin e njohurive shkencore, ndërtimin e bibliotekave dhe institucioneve hulumtuese, “me të cilin do të formohej masa kritike e cila do vente në lëvizje dhe drejtonte botën myslimane” drejt zhvillimit të hovshëm ekonomik, politik, shkencor, teknologjik, kulturor, sportiv etj. Kjo është sfida kryesore me të cilin bota islame në përgjithësi dhe myslimanët në veçanti do të duhej të ballafaqoheshin gjatë shekullit XXI. Edhe pse fjala: ”ilm- që do të thotë dije, është fjala e dytë më e përmendur në Kur’an” si dhe thënia profetike e të dërguarit të Zotit, Muhamed: ” ngjyra e lapsit të dijetarit është me e vlefshmja se gjaku i dëshmorit” ka qenë në një masë të duhur e anashkaluar nga vet myslimanët, tani e tutje kjo duhet të jetë alfa dhe omega e myslimanëve gjatë tërë shekullit XXI. Vetëm me anë të zgjerimit të dijes, përdorimit të logjikës dhe fjalës kritike, myslimanët do të mund që vlerat demokratike të përshtasin nevojave të tyre duke mos tjetërsuar aspak kulturën dhe civilizimin islam që i përkasin. Myslimanët vet duhet të përpiqen dhe të gjejnë metodat dhe rrugën e duhur, pa marr parasysh se çfarë mendojnë dhe perceptojnë të tjerët për ta, pasi që: “ myslimanët vet duhet të gjejnë balancimin në mes të traditave të tyre dhe mënyrës moderne të jetesës”.
Pranvera arabe shërbeu si katalizator i luftërave, turbulencave, konflikteve të tanishme në botën arabe, e produkti më tmerrshëm i saj është lufta sektare, vëllavrasëse në mes myslimanëve si pasojë e bindjeve, interpretimeve, mësimeve, dhe perceptimeve të ndryshme, si dhe largimit të skajshëm të kritikës dhe të mendimit tjetër, që perceptohet si kundërshtar apo armik i saj. Edhe pse pranvera arabe pati një nisje të mbarë, me qëllim të demokratizimit të botës arabe dhe rrëzimin e diktatorëve arab, për një kohe të shkurtër ajo devijoi nga rruga dhe qëllimi i proklamuar demokratik, si pasojë e inkuadrimit dhe gërshetimit të pozicioneve dhe interesave të ndryshme të faktorëve relevant gjeopolitik me ndikim përcaktues në botë.
Kjo më së miri u reflektua në rastin e Egjiptit, kur pas kryetarit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike Muhamed Mursit, u krye grushtshteti ushtarak nga gjenerali Sisi dhe u përmbys demokracia e proklamuar, si dhe në rastin e Bahrejnit në të cilin ushtria saudite intervenoi për të ndihmuar ushtrinë e Bahrejnit për të shpëtuar mbetjen e familjes mbretëror në pushtet, nga protestat popullore pro demokratike në Bahrejn. Këtu vërehen më së miri standardet e dyfishta demokratike që proklamohen nga fuqitë politike perëndimore vendimmarrëse. E ky standard i dyfishtë u shpreh dhe u aplikua në rastin e konfliktit të brendshëm të Sirisë. Edhe pse në fillim të protestave pro demokracisë në Siri, diktatori Asad ishte i gatshëm të lëshojë pe në segmentet e caktuar për demokratizimin e vendit, për një kohë të shkurtër, edhe aty u inkuadruan dhe u gërshetuan interesat e ndryshme të faktorëve relevant rajonal dhe botëror që kishin qasje diametralisht të kundërta për zgjidhjen e konfliktit të Sirisë.
Për të arritur qëllimin e tyre, rrëzimin e Asadit nga pushteti, qarqe të caktuara arritën të bëjnë ndezjen e konfliktit sektar në mes myslimanëve, në Siri, i cili si i tillë veç më parë i mori jetët e dhjeta mijëra të vrarëve dhe qindra mijëra të plagosurve në luftërat sektare vite me radhë në mes vet myslimanëve si në Irak, Libi, Liban, Jemen, Pakistan. Në thirrjet për “luftën e shenjtë” vërshuan nga të katër anët e botës, nga më shumë se 80 shtete me dhjetëra mijëra vullnetar xhihadist nga tërë bota me kauzën e “luftës së shenjtë” kundër diktatorit Asad me përkatësi alevite , edhe pse 80% të popullatës së Sirisë janë sunitë . Kësaj i kontribuoi edhe ish ministri britanez , Dejvid Hag, me deklaratën e tij:” duhet mundësuar që sa më shumë vullnetarë të shkojnë nga mbarë bota në Siri për të luftuar kundër diktatorit Asad”. Kësaj thirrjeje për “luftë të shenjtë” ranë pre edhe shqiptarët myslimanë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, por edhe boshnjakët në Bosnjë dhe Sanxhak. Të paktë ishin ata që kundërshtuan nëpërmjet shkrimeve apo analizave të tyre në gazeta dhe portale, apo me porositë dhe komentet e tyre në rrjetet sociale, se kjo luftë e proklamuar sektare sunito –shiite nuk është si e tillë “luftë e shenjtë”, pasi që prapavijat e saj janë të natyrës gjeopolitike, gjeostrategjike, ekonomike, energjetike, dhe se pas shfrytëzimit të vullnetarëve të tillë në luftë, ata që mbijetojnë gjallë , pasi të kthehen do të burgosen dhe dënohen, të etiketuar si xhihadistë, fundamentalistë, ekstremist etj. Por këta të paktë që kundërshtuan pasi që e njihnin kurthin e “luftës së shenjtë” në Siri, u etiketuan, u denigruan, u cilësuan si përkrahës të Asadit, të diktaturës, etj.
Shtatori i vitit 2013, shënoi pikë kthese, pas zmbrapsjes amerikane nga intervenimi ushtarak në Siri, si pasojë e kërcënimit rus se do të mbrojë Asadin, u arrit kompromisi lidhur me shkatërrimin e armëve kimik të Asadit për të siguruar sigurinë e Izraelit, dhe mbetjen e Asadit në pushtet. Pas kësaj doli në skenë ISIS-i, Shteti Islamik për Irak dhe Siri, tani vetëm Shteti Islamik, në fillim në Siri, e tani u zgjerua edhe në Irak, me tendencë të shtrirjes edhe në shtete tjera, me halifin e vetëshpallur dhe vet proklamuar Ebu Bekr al Bagdati. Brenda natës, vullnetarët e ardhur nga mbarë bota, si “luftëtar të lirisë” për rrëzimin e diktatorit Asad, tani u shndërruan në xhihadistë,terroristë, ekstremist, dhe si të tillë u shpallën të rrezikshëm dhe persona” non grata”pas kthimit në vendet e tyre. Fytyrën e vërtet të halifit të vetëshpallur dhe të organizatës së ISIS-it e demaskoi më së miri në letrën e publikuar me titull” Dëshmia e pavarur e fitnes në Siri” në portale dhe rrjeta sociale, udhëheqësi i selefive (vehabive) Nysret Imamoviçi nga G.Mioqa e Bosnjës, postuar gjatë këtyre ditëve nga Siria. Në letrën e tij, Nysret Imamoviçi përveç tjerash shkruan: “ Në mënyrë të qartë dhe publike deklarojmë se nuk e përkrahim Ebu Bekr al Bagdatin dhe politikën e tij për disa arsye që do të cek, e pakonceptueshme është se si në luftën e tyre për një qëllim të lartë të përbashkët, të jenë ndarë gjer në atë shkallë sa që i kanë ngritur armët njëri ndaj tjetrit në mes vete. Numri i madh i vëllezërve tanë ka menduar se ëndrra për hilafetin më në fund është realizuar, dhe i kanë dhënë me gjithë zemër mbështetje ISIS-it, duke i akuzuar të tjerët që me kujdes dhe ankth kanë vështruar se çfarë është duke ndodhur dhe qëndronin anash. Ebu Bekr al Bagdati është betuar në Allahun, se i ka dhënë besën dr. Ejmenit. Në bazë të këtij prezantimi të situatës dhe të prezantimit se ISIS-i se është pjesë e Al Kaidës, i kanë dhënë besën ISIS-it. Do të thotë, shumica e kanë dhënë besën ISIS-it në bazë të mashtrimit. Në rast se Ebu Bekr al Bagdadi nuk e ka dhënë besën, atëherë betimi i tij ka qenë i rrejshëm, e nëse e ka dhënë besën atëherë atë e ka shkelur tradhtisht. Opsion të tretë nuk ka, por edhe këto të dyja opsione nuk qëndrojnë, pasi që sipas të parës ka gënjyer, e sipas së dytës e ka tradhtuar dhe shkelur besën e dhënë.
Ebu Bekr el Bagdati është betuar në Allahun se do të pranojë aktgjykimin e dr. Ejmenit lidhur me mosmarrëveshjen me al Nusrën, çfarëdo që do të jetë. Kur aktgjykimi u shpall, ai atë e ka refuzuar dhe e ka shkelur betimin. Këtu shihet dyfytyrësia e tij në tre aspekte të tij: a) betimi i rrejshëm në gatishmërinë e pranimit të gjykimit me qëllim të përfitimit të ithtarëve, b) refuzimi i aktgjykimit të cilën duhej pranuar, edhe pa e dhënë betimin, c) përpjekje për të ndikuar në aktgjykim me dërgimin e letrave dr. Ejmenit me të cilin kërcënon se do të ketë derdhje e gjakut në rast se aktgjykimi nuk do të jetë kundër al Nusrës. Për fat të keq vëllezërit e ISIS-it për shkak të mos dijes dhe mos perceptimit, janë vërsulur mbi anën e cila e ka pranuar aktgjykimin, në vend se të vërsulen mbi atë që e ka refuzuar aktgjykimin. Të gjitha grupacionet rivale, bile edhe ushtria e lirë siriane e ka pranuar aktgjykimin, që të mos derdhet gjaku në mes të luftëtarëve, i vetmi që e ka injoruar ka qenë vet Ebu Bekr al Bagdati. Ai me bashkëmendimtarët e vet e ka zgjedhur rrugën që me forcë të imponojë vendimin e vet, dhe të ndajë drejtësinë ashtu siç ai e sheh, duke e derdhur pa mëshirë gjakun, e luftëtarëve myslimanëve në radhë të parë. Si mundet pas këtij veprimi, zemra e dikujt të pranojë që ai të jetë halife i gjithë myslimanëve? Ekzistojnë dëshmi të shumta të pandershmërisë së ISIS-it në eksploatimin e parullave se gjoja janë duke luftuar për Islam, Sheriat dhe Ummet, në atë mënyrë duke plaçkitur, vrarë dhe ekzekutuar mysliman, gjë që më së miri tregon fytyrën e tyre të vërtetë. Në një hadith, i dërguari i Allahut, Muhamedi a.s, ka thënë: “ Kur të shihni flamujt e zi, mbahuni për tokë, mos lëvizni as duar as këmbë. Pastaj do të shfaqen të dobëtit të cilëve askush nuk do t’i kushtojë vëmendje, zemrat e tyre do të jenë si leva të hekurit. Do të kenë shtetin, por nuk do të përmbushin obligimet, e as fjalën e dhënë. Do të thirrin në të vërtetën, por vet nuk do të jenë ndjekësit e saj. Emrat do të kenë me pseudonime, të atribuara me vendet e ndryshme, do të kenë flokë të gjata dhe të lëshuara, si te gratë, gjersa vetvetiu nuk shpërndahen. Pastaj Allahu do të jep të vërtetën atij që do”. Kur një thënie profetike paralajmëron për ndonjë ngjarje, dhe ajo ndodh si është paralajmëruar, atëherë ajo ngjarje bëhet pa mëdyshje dëshmi e pakundërshtueshme dhe e vërtetë”.
Në përmbyllje të kësaj qasjeje mund të konkludoj se të cekurat e paraqitura më lartë, edhe më shumë e përforcojnë atë që në fillim të qasjes e shtrova, se në mungesë të mendjes së duhur, perceptimit logjik dhe kritikës, bota islame në përgjithësi, e bota arabe në veçanti ndodhet në një gjendje shumë të rëndë në aktualitetin e tanishëm botëror.
EDITOR
10 years ago
next article
Nuk ka vend varrimi për muslimanët në Finlandë
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago