Presidenti i sapo zgjedhur i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, mbrëmë pas dreke ka pritur një delegacion të Unionit të dijetarëve muslimanë në krye me shejh Kardavin. Në delegacion ishte edhe shejh Ali Karadagi, ndërsa takimi zgjati rreth një orë e gjysmë. Delegacioni në emër të unionit Erdoganit uroi fitoren në zgjedhjet presidenciale duke i uruar sukses në kryerjen e detyrës, islambosna.
Ata biseduan për çështjet dhe problemet e shumta me të cilat ballafaqohet sot umeti, sidomos çështja e Palestinës, agresioni izraelit në Rripin e Gazës, si dhe rezistenca heroike e lëvizjes Hamas. Në takim, gjithashtu u bisedua edhe për revolucionin sirian si dhe reflektimet e grushtetit egjiptian, por edhe për situatën në rrafshin rajonal dhe ndërkombëtarë.
Presidenti i ri i Turqisë i premtoi gatishmërinë e tij për zgjidhjen e problemeve të umetit, gjithashtu i dha mbështetjen e tij për aktivitetet dhe përpjekjet e Unionit të dijetarëve musliman në promovimin e të vërtetës, të pajtimit, drejtimin e umetit islam në rrugën e mesatares, si dhe zbulimin e kurtheve dhe organizatave devijante dhe ekstreme, si dhe ideve që bartin tekfirin, që islami të mbetet ashtu siç e ka shpallur Allahu i Madhërishëm.
(Breziiri)