Ato janë dy qytete që gjenden në të njejtin vend, por nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre; ato janë të afërta për nga distance gjeografike, por janë shumë larg për nga zhvillimi infrastrukturor…
Qyteti i pare konsiderohet kryeqendra historike e shqiptarëve; ndërsa qyteti i dytë ka mare epitetin e bastionit të shqiptarëve në kohën e sotme…
I pari po ngulfatet sistematikisht nga ata që nuk ia duan të mirën këtij populli dhe vendi; ndërsa i dyti është katandisur në vetëshkatërrim, si rezultat i neglizhencës dhe mospërfilljes së atyre, të cilëve ky qytet ju kujtohet vetëm se kur ju nevojitet mbështetje…
I pari është ndarë padrejtësisht në dy pjesë etnike; ndërsa i dyti ndahet në dy pjesëvirtuale: atë të politikanëve shqiptar, të cilët, këtë qytet e përshkruajnë si “bastion të shqiptarëve” dhe “kryeqytet të tyre politik dhe shpirtëror”, si dhe atë të realitetit të hidhur të një qyteti i cili gjithnjë e më tepër po ngulfatet nga mjerimi të cilin ia shkaktuan ata të cilët e pijtën ujin e tij si dhe hëngrën nga buka e tokës së tij…
Në qytetin e dytë, politikanët shqiptar marrin ‘haraç’ nga populli; ndërsa në qytetin e parë, ata u paguajnë ‘haraç’ vasalëve të tyre,nga xhepi i popullatës…
Në qytetin e parë, dita ditës po asgjësohen dhe shkatërrohen gjurmët e një historie, duke u sajuar një “histori” e re, krejtësisht artificial dhe joreale; ndërsa në të dytin, çdo gjë historike po zhduket, ndërsa në themelet e tyre ndërtohen patundshmëritë dhe bizneset e atyre që e varfëruan popullin e tyre dyherë, edhe atë: njëherë kur nuk i mundësuan atij që ta merr hisen dhe të drejtën që i takon, dhe herën e dytë,kur atij ia grabitën dhe ia plaçkitën edhe ato pak metalik që i kishin mbetur në xhep, të ndarë nga goja e fëmijë vetë tyre…
Qyteti i pare (përpos pjesës së saj shqiptare, e cila po varfërohet) gjithnjë e më shumë po merr pamjen e një qyteti modern (me paratë e taksa paguesve si dhe mërgimtarëve shqiptar); ndërsa qyteti i dytë vazhdon të zhytet në mjerim dhe zvetënim të paparë…
Në qytetin e parë, dita-ditës po ngriten përmendore për ata që “patriotizmin” e tyre të rrejshëm e ndërtuan në saje të urrejtjes dhe persekutimit ndaj shqiptarëve; ndërsa, në qytetin e dytë, në vend të përmendoreve, ndodhen fotografitë e ‘tregtarëve’ të votes dhe dinjitetit shqiptar. Madje, paratë që investohen për një përmendore mesatare në qytetin e parë, janë ekuivalente me buxhetin e përgjithshëm që ndahet për qytetin e dytë…
Qyteti i dytë, ndonëse në rrëzë të Sharrit, vuan për ujë të pijshëm si dhe ajr të pastër; ndërsa në qytetin e parë,uji keqpërdoret për fontana, të cilat janë shndërruar në burim urrejtjeje dhe padurimi, kurse, ajri i këtij qyteti po ngulfat çdo ditë e më tepër ekzistencën shqiptare dhe muslimane në të…
Në qytetin e dytë, politikanët shqiptar ndërtojnë selitë e tyre partiake si dhe bizneset e tyre private; ndërsa, në qytetin e parë, ata ndërtojnë vilat e tyre luksoze si dhe shpenzojnë pasurinë e tyre të grumbulluar nga djersa e popullit…
Në qytetin e parë, shqiptarët janë getoizuar dhe izoluar në përlagjet anësore; ndërsa në të dytin, i gjithë qyteti është shndërruar në geto…
Këto, si dhe shumë aspekte tjera që nuk u përmendën, i shndërrojnë këto dy qytete në sinonim të qyteteve virtual përshqiptarët, si dhe në vende ku, shqiptarët ndjehen si qiraxhi në shtëpitë vet…
E përbashkëta e vetme e këtyre dy qyteteve është se, që të dyja po zbrazen nga shqiptarët. Në rastin e parë, ata e lëshojnë këtë qytet në saje të presioneve të llojllojshme, duke filluar nga ai etnik, politik, kulturor, ekonomik, etj.; ndërsa, në rastin e dytë,ata e lëshojnë qytetin e tyre si rezultat i pamëshirës që treguan udheheqësit e tyre politik, të cilët, këtë qytet e shndërruan në ‘çiflig’ dhe prone të tyre private…
Ky është verzioni real i ‘dramës’ tragjike të cilën po e përjeton populli shqiptar i këtij nënqielli në përgjithësi, si dhe banorët e këtyre dy qyteteve në veçanti. Ky është verzioni i shkurtër i ‘epopesë’ së vërtetë si dhe realitetit të hidhur të dy qyteteve shqiptare në Maqedoni, Shkupit dhe Tetovës, qytete këto, të cilat qëndronin krenare dhe kryelartë edhe në kohërat më të vështira të histories së dhimbshme të këtijpopulli. Të vetmit që arritën t’u a ulin ‘kokën’ dhe ta devalvojnë vlerën e tyre janë pikërisht ata që hyrën në këto qytete si “çlirimtarë të hypur në kale të bardhë”, e që, për një kohë të shkurtë, u shndërruan në ‘pashallarë’ të padrejtë dhe despot të pamëshirshëm ndaj popullit dhe vendit i cili i rriti,i ngriti,i ngopi dhe i dëndi…
E kaluara historike e këtyre dy qyteteve tingëllon më e lavdishme se sa aktualiteti; ndërsa e ardhmja -poqe se vazhdohet me këtë avaz – duket edhe më e errët…
Tashmë, këto dy qytete janë shndërruar në ‘qytete të ndaluara’ për popullatën shqiptare. Kështu, në raste protestash ndaj padrejtësive, shqiptarëve nuk ju lejohet as të afrohen pranë institucioneve të cilat supozohet se duhet t’i mbrojnë, si dhe selive të tyre partiake, të cilat supozohet se duhet t’i përfaqësojnë…
Së këndejmi, shpëtimi i vetëm nga geto-ja dhe burgu masiv në të cilin jetojnë shqiptarët e këtyre dy qyteteve në veçanti, si dhe shqiptarët e këtij nënqielli në përgjithësi, është që, ata (shqiptarët) të vetëdijësohen dhe të bëhen të zotë të shtëpisë së tyre, duke demaskuar dhe ‘dëbuar’ çdo shpirt lig, i cili, këto qytete i trajton sikurse të jenë pronë e tyre private, ndërsa popullatën shqiptare sikurse të jenë skllevër. Përndryshe, prehje e jona e vetme do të mbeten këngët dhe rapsoditë e ndryshme të cilat flasin për të kaluarën e lavdishme të këtyre dy qyteteve…
(Shkrimi është botuar në gazetën Koha më 27.09.2014)
EDITOR
10 years ago
previous article
FRI – Sektori i Femrës realizoi seminarin veror
next article
Mjeshtri Januzaj shënon eurogol (Video)
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago