Një Përmbledhje e 73 fragmenteve të Kur’anit sipas stilit të Kufes ( (me një fragment sipas stilit të çmuar të Hixhazit) janë ndër 500 dorëshkrimet e para të Bibliotekës së Vatikanit që janë digjitalizuar dhe janë vënë në internet.
Biblioteka e Vatikanit u themelua në vitin 1451 nga Nicholas V. Ajo përmban rreth 180.000 dorëshkrime, 1.6 milionë libra dhe 150.000 piktura dhe gravura.
Vitin e kaluar, organizata jo-fitimprurëse Digita Vaticana Oculus është themeluar me qëllim për të ndihmuar digjitalizimin e 80.000 e dorëshkrimeve, ose 41 milion faqe.
Në muajin mars, firma japoneze IT NTT DATA Corp fitoi një kontratë me mandat katër-vjeçar, me vlerë prej 23.000.000 (Dollar) për digjitalizimin e 3.000 dorëshkrimeve të para, që kanë 1.5 milion faqe.
500 Dorëshkrimet e para tani janë në dispozicion për t’u parë, së bashku me 600 inkunabula – libra, pamflete të shtypura para vitit 1500.
Një Përmbledhje e 73 fragmenteve të Kur’anit sipas stilit të Kufes ( (me një fragment sipas stilit të çmuar të Hixhazit) janë ndër 500 dorëshkrimet e para të Bibliotekës së Vatikanit që janë digjitalizuar dhe janë vënë në internet.
NTT janë duke digjitalizuar dorëshkrimet duke përdorur FITS, një format i zhvilluar nga NASA për të ruajtur imazhet dhe të dhënat.
Sipas DigitaVaticana, një FITS fajl mund të “përmbajë metadata, informacion në lidhje me dorëshkrimin, është i lirë nga kufizimet ligjore, me të dhënat më të reja, të përditësuara, nga komuniteti shkencor ndërkombëtar, i sigurt nga viruset dhe mund të lexohet.”Pasi ato të digjitalizohen, origjinalet do të mbahen në temperaturë dhe lagështi që kontrollohen në bunkerët anti-atomik.
Biblioteka e Vatikanit është një nga më të vjetrat në botë dhe më sekretja. Ju mund të huazoni libra nga biblioteka deri në vitin 1760, por ju, gjithashtu, mund të humbasni të drejtat tuaja në qoftë se thyeni rregullat e shtëpisë.
Dhe në qoftë se keni kthyer me vonesë diçka me një rëndësi të veçantë, ju mund të përballeni me një vërejtje, shënim, përkujtesë personale nga vetë Papa.
Këto ditë, biblioteka është e hapur vetëm për ata që mund të provojnë se kanë nevojë për hulumtim legjitim për të vizituar.
Prej atyre që kanë nevojë për hulumtime legjitime, vetëm 200 në një kohë janë të lejuar të hyjnë.
E vetmja mënyrë tjetër për të hyrë është duke ndihmuar DigitaVaticana me pagesë për digjitalizimin.
Burimi: Business Insider
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
EDITOR
10 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago