Nasuf Isaku nuk është vetëm një shahist inteligjent, por ai dallohet edhe për mbajtje mendje të numrave të telefonit. Madje siç thotë ai, jo zyrtarisht e mbanë vendin e parë në botë për mbamendje të numrave të telefonit me 16 mijë numra.
Pasioni për shahun, integrimi në shoqëri dhe shumë sfida të tjera i kanë dhënë atij guximin në jetë, edhe pse që nga mosha 13-vjeçare i humb përgjithmonë shikimi.
Ky është rasti i një shahisti të verbër nga fshati Bukoviç i Shkupit, i cili me vullnet dhe kurajë ka arritur të krijojë familje dhe të mbijetojë në këto kohë të vështira.
Quhet Nasuf Isaku i lindur në vitin 1952. Edhe pse rininë dhe pleqërinë po e kalon krejtësisht i verbër në këtë jetë, ai asnjëherë nuk është ndjerë inferior, përkundrazi me punë, vullnet dhe pasion të madh ia ka kaluar edhe njerëzve normalë.
Nasuf Isaku nuk është vetëm një shahist inteligjent, por ai dallohet edhe për mbajtje mendje të numrave të telefonit. Madje siç thotë ai, jo zyrtarisht e mbanë vendin e parë në botë për mbamendje të numrave të telefonit me 16 mijë numra, ndërsa rekordin e kishte arritur në vitin 1998. Baca Nasuf thotë se e ka thyer rekordin e vitit 1979 nga një kubanezi i cili kishte mbajtur mend 15020 numra telefoni.
Baca Nasuf është i martuar dhe baba i djalit të vetëm Hakikut. Ai sot bën një jetë mjaftë të lumtur, me kushte të mira financiare.
“Kam lindur normal, por në moshën 13-vjecare u verbova me një bombë. Kjo tragjedi më ndodhi në vitin 1965 dhe tani jam invalid civil nga lufta botërore. Në vitin 1973 u punësova në ‘Tehnometal Vardar’ dhe aty punova deri në vitin 1999, kur edhe më larguan si tepricë teknologjike. Në vitin 2000 dola në pension dhe tani jetoj një jetë modeste”, thotë për “Lajm” zotëri Nasufi, duke shtuar se lojën e shahut si sport i mendjes e ka hobi.
Ai tregon se fushat e zeza në tabelën e shahut janë për dy milimetra më të larta se ato të bardhat, ndërsa figurat e zeza i dallon, pasi ato kanë nga një shenjë.
“Shahun e kam hobi. Kam nisur të luaj nga viti 1966. Si 20-vjeçar fitova kategorinë e parë, por nuk e kam mbrojtur titullin mjeshtër. Jam kandidat mjeshtër. Kam qenë anëtar i rregullt i klubit të shahut për të verbër ‘13 nëntori’ në Shkup, por për fat të keq ka 7-8 vite që nuk funksionon. Gjatë jetës sime kam marrë pjesë në shumë turne vendor të shahut si në Tetovë, Shkup e gjetiu, kurse në kohën e ish-Jugosllavisë kam shëtitur në Zagreb, Split, Beograd e të tjerë”, tregon Nasufi, i cili rangohet në mesin e tetë shahistëve të verbër më cilësorë në Maqedoni.
Edhe pse në moshën 62-vjeçari ai nuk i ndahet lojës së shahut, duke e kaluar një pjesë të kohës së tij të lirë edhe në internet./Lajm
EDITOR
10 years ago
next article
Muhammedi a.s., burim i mëshirës dhe i dashurisë
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
12 months ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago