Të paktën 160 fëmijë kanë humbur jetën në sulmet kundër shkollave në vitin 2014 në Siri, ndërkohë që rreth 1,6 milionëve iu është dashur të ndërpresin shkollën për shkak të konfliktit, denoncoi të martën UNICEF-i.
“Nga muaji janar deri në muajin dhjetor, ka pasur të paktën 68 sulme kundër shkollave, ku si pasojë janë vrarë të paktën 160 fëmijë dhe janë plagosur 343 të tjerë”, deklaroi në një konferencë shtypi zëdhënësi i UNICEF-it, Christophe Boulierac.
Sipas UNICEF-it, rreth 1,3 dhe 1,6 milionë fëmijë sirianë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të pasigurisë që mbretëron në territor.
“Shkollat duhet të qëndrojnë zona paqeje dhe besimi për fëmijët, pa frikën e plagosjeve dhe vdekjes”, nënvizoi UNICEF.
Organizata e OKB-së shprehu shqetësimin për disa zona nën kontrollin e pjesshëm apo total të grupit të Shtetit Islamik, veçanërisht në provincat Raka, Deir’z Zur dhe në zonat rurale të Halepits.
“Rreth 670 000 fëmijë janë të përqendruar në zonat ku shkollat janë shpeshherë të mbyllura”, theksoi Bulierac.
Konflikti, nisur në mars të vitit 2011 nga manifestime paqësore të shtypura në mënyrë të dhunshme nga autoritetet, u transformua në një luftë civile, ku opozitarët u përballën jo vetëm me regjimin, por gjithashtu dhe me grupet xhihadiste.
Dhuna ka shkaktuar më shumë se 200 000 të vdekur në rreth katër vjet, prej të cilëve më shumë se 76 000 vetëm në vitin 2014, viti më i përgjakshëm i konfliktit, sipas të dhënave të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
EDITOR
10 years ago
previous article
Churchill, një hap larg Islamit
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago