Forumi Rinor Islam në Radushë më 4 Janar 2015 me sukses realizoi tribunën fetare në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhammedin a.s.”
Tribuna filloi me recitim të disa ajeteve nga Kur’ani famëlartë dhe më pas të ilahive.
Ligjërues në këtë tribunë ishte hoxha i nderuar Hasan ef.Baftijari njëherit edhe kryetar i FRI-Dega Shkup, ku shtjelloi temën “Muhammedi a.s. dhe misioni i tij universal”. Ai në mënyrë shumë të qartë qartësoi misionin e Muhammedit a.s., mënyrën e përcjelljes së mesazhit si dhe amanetin e bartjes së mesazhit të Muhammedit a.s. gjithkund.
Në tribunë prezent ishin student, nxënës, fshatarë, anëtarë dhe dashamirë të FRI-së në Radushë. Mirëpo me prezencën e tij na nderoi edhe hoxha i nderuar Irfan Agushi nga Radusha i cili jeton dhe vepron në Zvicër, i cili pati rastin që ta përshëndet dhe çmon punën e FRI-së në këtë vend.
Pas mbarimit të tribunës të pranishmit u shërbyen me një koktel të vogël të pregaditur nga organizatorët si dhe u bë shpërndarja e librit “Ëmbëlsia e dërgimit të salavateve për Profetin s.a.v.s” nga autori Abdulhalik Sherif.
EDITOR
10 years ago
previous article
Më kanë thënë se që të ruhem nga sihiri duhet të mbajë me vete kokën gjarpëri. A bën ta bëj diçka të tillë?
next article
Si jepet zekati për banesat e dhëna me qira?
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 days ago