Parlamenti i Luksemburgut ka dhënë dritën jeshile për ndryshimet kushtetuese me të cilën do të nënshkruhen edhe konventat e reje me bashkësitë fetare. Konventa është me një rëndësi të veçantë për muslimanët e këtij vendi.
Për të parën herë në historinë e Luksemburgut në këtë marrëveshje merr pjesë edhe Bashkësia muslimane. Në fakt Organi përfaqësues i muslimanëve – Shoura, me angazhimin e saj afatgjatë dhe me përkushtim, ka arritur që Islami, si fe e dytë sipas numrit të banorëve në Luksemburg, të njihet nga organet e shtetit.
Konventa e miratuar nga parlamenti jep përfitime të mëdha për muslimanët e Luksemburgut, veçanërisht në aspektin financiarë.
Në fakt konventa parashikon që nga buxheti i shtetit të ndahen 450 000 euro për nevojat e xhematit që funksionon në kuadër të Shouras. Gjithashtu, ligji i ri muslimanëve të Luksemburgut u ofron mundësin e krijimit të institucionit të vakëfit, i cili mund të funksionojë në bazë të parimit të fondacionit.
Sipas këtij ligji, muslimanët që dëshirojnë të lënë vakëf pronën e tyre të patundshme apo dëshirojnë të dhurojnë para për nevojat e bashkësisë muslimane, do të lirohen nga tatimi në bazë të vlerës së donacionit të tyre.
Në periudhën e mëvonshme mund të presim edhe emërimin e Muftiut për Luksmeburgun, njofton portali Identitet.lu.
(Islampress)
EDITOR
10 years ago
previous article
Goli më i mirë në historinë e futbollit krijohet në 3D (Video)
next article
Ti je një terrorist!
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago