Agron KURTISHI
Në botën e sotme, ka një sistem mediatik, që në 20-30 vitet e fundit çdo punëtor i mediave në veçanti, në buxhetin e tij kohor dhe ekonomik (financat), është kufizuar gjithnjë e më shume. Stresi i ditës në punën e redaktorëve, në kohën e sotme është jashtë çdo kornize njerëzore dhe pikërisht, këta njerëz janë personat që udhëheqin dhe vendosin se çfarë do të mendojë masa (populli), e cila “lejon” të udhëhiqet nga vetë media. Një hulumtim i pastër, një mendim adekuat mbi ndodhi të ndryshme, paraqitje e sakte e prapavijave historike nuk janë të dashura (kërkuara), por as nuk nxiten. Me këtë, ne kemi të bëjmë me një makinë informacionesh e cila po bëhet çdo ditë e më shume idiote (budallaqe) dhe e cila çdo ditë e më shumë na jep informacione të papërshtatshme, ose më pak të përshtatshme në shoqërinë e gjerë. Neil Postman ka titulluar njërin nga librat e tij „Amusing Ourselves to Death“, në shqip „Ne po vdesim së argëtuari“ (krijimi i gjykimeve në kohën e industrisë argëtuese), në të cilin analizon dhe diagnostifikon një ndryshim rrënjësor të kulturës shoqërore. Ai thotë që shoqëria më herët ka qenë e orientuar në përmbajtje, ndërsa sot orientohet në argëtim. Ai gjithashtu thotë që; shoqëria televizive tregoi një rrëzim (humbje) radikale të kulturës së shkrimit dhe me ketë të fuqisë së gjykimit racional. Ai flet edhe per përvojat, te cilat, në vend se të përcaktohen nga  RATIO (racionalja) ata përcaktohen nga EMOTIO (emocionalja). Sipas Postman, ne nuk e perceptojmë botën tonë të jetesës ashtu siç është ajo, por ashtu siç na tregohet nga vetë media e cila po e krijon përmbajtjen e kulturës tone. Shpejtësia dhe shkurtjetësia e fotografive televizive, ndalojnë reflektimin e përmbajtjeve të përcjella dhe me ketë, prezantimi bëhet një kriter shumë domethënës për ndërtimin e gjykimeve. Te gjitha fushat relevante shoqërore  dhe me ketë edhe ata religjioze dhe politike i nënshtrohen diktaturës vizuale të mediumit televizor, gjë e cila për Postman është një rrezik shumë i madh për demokracinë. Edhe apelimi i Postman është që të kemi shumë kujdes me mediat dhe të jemi shumë kritik ndaj gjërave, ngjarjeve dhe fotografive që na tregojnë mediat. Është themelore dhe shumë e nevojshme të themi që ne po ballafaqohemi çdo ditë, shumë fortë dhe me shumë vetëdije (nga prizmi mediatik) me media te keqinformuara.
Ne prizmin e (krahasimit) kësaj është interesante te ceket që gazetaret, duke mos pasur kohe kopjojnë fjalimet e ministrave copy-paste (një ndaj një) dhe nuk parashtrojnë asnjë pyetje kritike në lidhje me ngjarjen e aq me shume kur behet fjale për sulme terroriste. Personave te caktuar (udhëheqësve te globalizimit), qe nga 2001-shi ju nevojiteshin afër 6-7 vjet ne suaza te ndikimeve mediatike te përhapin fjalën terrorizëm dhe terroriste. Dhe, asnjë nga gazetaret nuk e kundërshton apo shpreh ndonjë skepticizëm ne lidhje me ketë. Media ka ndikuar jo vetëm ne paraqitjen e “sulmeve te rregulluara terroriste” siç po i shohim çdo ditë, por ajo ka ndikuar edhe ne atë qe fjala terrorist te jete një fjalë e njohur në mbarë shoqëritë anembanë botës. Kjo ka efektin e njëjte si në një spot reklamues; ne e mbajmë mend emrin e produktit që reklamohet në bazë te përsëritjeve të shumta që i bëhen emrit të produktit në spotin reklamues. Pra, edhe emri terrorist është përdor jashtë mase në çdo zhanër mediatik televiziv: ne lajme, ne reportazhe, ne kronika, ne intervista, ne dokumentare, ne filma artistik e seriale të ndryshme dhe nëpër të gjitha mediat e tjera: libra, revista, gazeta, broshura, fletushka, faqe interneti e shumë media të tjera çdo ditë, biles edhe disa herë në ditë. Tani më, ne si shoqëri jemi bindur qe terrorizmi (i shpikur) ekziston në saj të informacioneve që i kemi marrë çdo ditë, çdo orë e minutë, jemi gjithashtu të bindur që ky duhet të luftohet. Edhe punën e të luftuarit të terrorizmit, përsëri na ka imponuar media dhe mediumeve jua ka imponuar dikush që ka për interes ta luftoje terrorizmin për shkaqe përfitimesh të majme, si nga aspekti ekonomik ashtu edhe nga aspekti i përhapjes dhe ndikimit të ideologjive të ndryshme  si dhe ndikimit global.
Më duhet të përmend një realitet qe nuk e njeh shoqëria. Gati çdo shtet në botë ka së paku një agjenci lajmesh shtetërore. P.sh, (po marr shembuj ekstrem, për te kuptuar më mirë situatën) Agjensia e lajmeve në shtetin e Tanzanisë mban emrin Shihata News Agency. Nëse p.sh, do të ketë në Tanzani një ngjarje me interes për Evropën/Boten (p.sh, një sulm „terrorist“) atëherë ne si konsumator të informacionit mbi sulmin terrorist në Tanzani, nuk njoftohemi nga po ajo agjenci lajmesh shtetërore, por në ketë rast, lajmin e marrim p.sh. nga Reuters. Reuters-i e rregullon lajmin ashtu siç i përshtatet dhe si e kërkon situata, të cilën ajo vetë e vlerëson. Në të gjithë boten, ka tre agjensi lajmesh te cilat kontrollojnë të gjithë përhapjen e informacioneve dhe lajmeve. Këta tre agjensi janë: Reuters, Asosiated Press (AP) dhe Agence France Pres (AFP). Këta kanë marre edhe pseudonimin “the big three” (treshja e madhe). Të gjitha Mediat neper bote (përveç gazetareve dhe gazetarisë hulumtuese) janë të varur për ndodhitë e ndryshme dhe lajmeve nga bota (përfshire këtu edhe terrorizmin shume te përhapur), pikërisht nga këta agjenci. Përzgjedhja e lajmeve bëhet sipas imagjinatave të tyre për vlerat dhe normat. Me vlere (sipas Wilke, 1984) janë lajme për: vërshime, tërmete, ndërrime qeverish, fillime luftërash dhe sulme te ndryshme, vendime gjyqësori, ligje të reja, raste lindjesh dhe vdekjesh të mbretërve dhe princërve, vdekja e njerëzve të famshëm. Lajmet në media, kanë tendencën që të forcojnë status quo – ne dhe ta hiperbolizojnë domethënien e veprimeve individuale dhe figurave udhëheqëse te fuqive te mëdha. Lajmet në media po ashtu kanë tendencën, që ta paraqesin botën më konfliktuoze se sa ajo në realitet është dhe përdorimin e dhunës në vend që të përdoren mjete paqësore për zgjidhjen e këtyre konflikteve. Lajmet në media, kanë tendencën të bëjnë ndarjen ekzistuese të botës në nacione (kombe), me status të lartë dhe të ulet dhe ta përforcojnë atë ose të pakte ta mbajnë një kohe te gjate si të tillë. Dhe ne hamendemi se posedojmë “informacion”, te cilin e ka përgatitur ose modifikuar dikush për interesat e tij, qofshin ata ekonomik, shtetëror, kulturor, social etj. Tani po bëj lidhjen: SHBA-të po përhapin lajmin që ka pas një sulm terrorist. Agjencia AP merr lajmin dhe e përhap në të gjithë botën për një sulm te cilin vete shteti mund ta ketë bërë ose e ka improvizuar. Duke pasur një numër të konsiderueshëm të “sulmeve terroriste” te sajuara nëpër të gjithë botën ne na krijohet bindja (nga mediat) që vërtet rrezikohemi nga terrorizmi. Kjo është vetëm përhapja e informacionit apo lajmit. Më pas, që ne të mos e harrojmë ndodhinë, vazhdon informacioni mbi terrorizmin dhe nëpër zhanre të tjera mediatike si p.sh, nëpër filma, nëpër dokumentare ose lojëra kompjuterike e celularësh. Është ajo që ceka më sipër; përsëritja e termit dhe pasja kontakt me termin gjate gjithë kohës. Të jemi të qartë; para se të filloje lufta në Irak, në Afganistan ose në shtetet e botës Arabe, ajo ka filluar dhe ka përfunduar me fitore nëpër filma të ndryshëm. Tani duhet vetëm një alibi, si p.sh, sulmi mbi një shtet i cili prodhon “terroristë”. Psikologjikisht njeriu “i vogël” (masa) përgatitet shumë herët për një gjë që do të ndodhe. Po e konkretizoj akoma ketë çështje; një ditë djali im (5 vjeç), luante nje loje ne tablet. Loja ishte shumë e thjeshtë. Ishte një hajdut dhe atë e vraponte policia që ta kape. Në loje, me para mund të blije figura të ndryshme të cilët do ti iknin policit më shpejtë. Ndër të tjerë kishte edhe hajdut me kalë, hajdut me biçiklete, me motor dhe të nevojiteshin gjithmonë e më shumë para për ta blere hajdutin më të shpejte (kryehajdutin), të cilin policia nuk kishte shans ta kape. Kryehajduti (si mund të ishte ndryshe) ishte një arab, me veshje karakteristike që mos mund ta ngatërrosh. Pas kësaj, duke i kaluar kanalet e televizionit në satelit, djali pa një person të veshur me atë veshjen arabe dhe menjëherë me tha qe ishte i veshur si ai hajduti i lojës. Çfarë lidhshmërie mendova. Pra, kjo përsëritja qe unë e ceki është në çdo vend dhe në çdo kohë. E kemi shumë te vështire qe ti ikim ndikimit të gjithë kësaj, por mire është ta njohim dhe ta kontrollojmë.
Interesant është gjithashtu, që në kohën tonë të arritjeve teknologjike kontrollohen e-mailat, faqet e internetit, telefonat celular  dhe gjithçka tjetër që komunikon dhe në bazë të të dhënave qe i marrin, i lajmërohen sidomos vendet anëtare të NATO-s, se filan rajon në një shtet, në filan fshat, filan person po përgatit një sulm terrorist dhe me këtë shteti përgatit shpesh edhe aksione të ndryshme për gjetjen e „terroristëve“. Interesante është që “terroristi”, sipas medieve, i ka ditur te gjitha rregullat e konspiracionit dhe ka ditur njëkohësisht të ndërtoj edhe bomba speciale që edhe vetë shteti apo njësite speciale dhe inxhinierë të armëve janë habitur me ndërtimin dhe teknikën e këtyre lloj bombave. Budallenjtë dhe Fanatikët janë gjithandej. Nuk duhet të bëjmë kërkime për ta sepse ata gjinden gjithandej. Duhet ti kërkojmë, ti përdorim dhe nëse është e nevojshme edhe mund ti vrasim dhe gjithçka qe ata bëjnë mund të jete pikërisht ajo që na intereson ose atë që duam. Gjermania, konkretisht nuk ka pas asnjëherë një sulm të planifikuar terrorist, por ama me një gjerman dhe me nja 82 milion terroristë të rinj duhet të kemi shumë kujdes. Ne vetë, telefonat dhe kompjuterët tanë “personal” mbikëqyremi gjithë kohës. Me ketë del se na presin shumë befasi të reja; sepse ti tani je një terrorist.  Shoqëritë e ndryshme, e sidomos ata perëndimoret, duhet të futen në panik me qëllim që demokracitë perëndimore të barrikadohen nga aspekti i sigurisë dhe policisë. Kjo është edhe një mënyre shumë e qartë e funksionimit dhe përhapjes së propagandës. Njerëzit futen në frikë në vend qe të jetojnë të lirë. Është interesante se duke mos pasur asnjë rrezik, krijohet rreziku dhe shteti (ose njerëzit që udhëheqin shtetin), punojnë në mbrojtje të shoqërisë dhe duke e bërë sa më real rrezikun nga terrorizmi ose nga diçka tjetër që ata mund të shpikin vete në çdo kohë. Më kujtohet një fjali e një shkrimtari polak (Stanislaw Jerzy Lec) i cili thoshte mbi propagandën: “ekzistojnë fjalë të mëdha, të cilat janë aq te zbrazëta, saqë brenda tyre mund të mbahen të burgosur popuj të shumtë”.
Asnjë shoqëri, në asnjë vend të botës, nuk ka ndonjë kontroll mbi atë se si e kontrollon shteti ose shërbimi sekret i shtetit. Këto janë në fakt sulme mbi njerëzit (shoqëritë), nga të cilat shteti do të duhej ta ruante shoqërinë. Me një fjalë, ne po jetojmë në një shtet i cili na mbikëqyr dhe din ndoshta më shumë mbi ne, se sa ne vetë mbi veten tonë. Në vend se politikanet që zgjidhen nga populli të punojnë në drejtimin e përmirësimit të gjendjes së një shoqërie, ata barrikadohen dhe ndjekin shoqërinë me qëllim që ndonjërin prej tyre (mund të jetë secili) ta shpalle terrorist dhe për hir të sigurisë që kërkon shteti apo pasigurisë që sjell ky terrorist, të burgoset dhe me të gjithë procedurën e rregulluar, te behet një spektakël mediatik disaditor ose mujor. Interesante është se; elitat perëndimore e dinë prej tani (bëjnë parashikime marramendëse), se shoqëritë perëndimore do të kenë sulme shume të mëdha dhe dalin me deklarata të tilla nëpër media të ndryshme. Ata, pasi që i posedojnë këta informacione, gjithashtu kanë gjetur edhe mënyrën se si të sillen me një shoqëri e cila rri në frike gjithë kohës nga ndonjë sulm i mundshëm (i paralajmëruar) terrorist. Terrorizmi është një mënyre shumë e lehtë për ta bere shoqërinë e pasigurte edhe për faktin që secili mund të llogaritet apo të shpallet si terrorist. Me ketë mund të them që: SHBA-të kanë afërsisht 317 milionë terroristë, Gjermania afër 82 milionë, Maqedonia afër 2 milionë, Bashkimi Evropian afër 505 milionë terroristë.  Kepel (2004) thekson se me okupimin e Irakut nga ana e SHBA –së “lufta për mendjet e Myslimanëve hyri në xhunglën globale të internetit”. Nëse marrim vendime kundër shumicës së popullatës, atëherë do të duhet të gënjejmë dhe të punojmë fshehtas. Njerëzit nuk duhet të binden, por duhet thjeshtë t’u krijojmë frike dhe panik dhe pikërisht kjo është detyra e shërbimeve sekrete. Njerëzit që punojnë nëpër shërbime sekrete e dinë shumë mirë se sa krime bëhen ndaj qytetareve çdo ditë. Këtu nuk bëhet fjalë që është bërë krim ndaj një, dy, tre apo dymbëdhjetë personave, por krim ndaj shoqërive dhe te gjithë njerëzimit. Ky artikull mund te llogaritet gjithpërfshirës për disa ndodhi, duke filluar nga 11 shtatori, 7 janari e disa ndodhi te kaluara e ata qe na presin. Mediat si të tilla, me apo pa dashje, janë bartëset kryesore te këtij krimi.
(Autori është pedagog i fushës së mediave në USHT dhe UEJL)