Në Tetovë filloi projekti Talentium me nxënësit e shkollave të mesme. Këtë projekt e realizon Forumi Rinor Islam me qëllim të avansimit të aftësive oratorike, komunikuese dhe argumentuese tek të rinjtë. I njëjti projekt realizohet edhe në Shkup, Kumanovë, Kërçovë dhe Gostivar, por në disa qytete ka nisur më herët.
Brenda 10 deri 12 javësh do të mbahen trajnime në sfera të ndryshme të komunikimit, medias, fjalimeve motivuese dhe  të ngjajshme, ku nxënësit do të mund të përfitojnë nga ekspertët dhe profesorët e ndryshëm të cilët përmes mësimit interaktiv, workshopeve dhe punës grupore do të mundësojnë përvetësimin e aftësive komunikuese dhe zhvillimin e dhuntive prezantuese tek të rinjtë.
Koordinatori i këtij projekti Berat Limani bëri një prezantim më të përgjithshëm të projektit në fjalë për nxënësit, duke ua prezantuar edhe sylabusin dhe temat që do të zhvillohen në këtë projekt. Më pastaj nxënësit filluan me trajnimin e parë, “Komunikimi verbal dhe joverbal” ku trajnues ishte Fisnik Shabani. Gjithashtu pati disa lojëra logjike dhe diskutime me nxënësit të cilët ishin të gatshëm për të qenë pjesë aktive e këtij projekti.

Talentium - Tetove  (1)
“Komunikimi verbal dhe joverbal” – Tetovë

Talentium - Tetove  (2)
“Komunikimi verbal dhe joverbal” – Tetovë

Talentium - Tetove  (3)
“Komunikimi verbal dhe joverbal” – Tetovë

Talentium - Tetove  (4)
“Komunikimi verbal dhe joverbal” – Tetovë

Ndërsa në Shkup tema e rradhës ishte “Përgatitja e një fjalimi motivues – formati TED TALKS” dhe u udhëhoq nga Xhenis Sulimani, gazetar dhe njëherit magjistër në fushën e Shkencave Politike. Trajnimi në fjalë është përmbyllës i vargut të trajnimeve që u realizuan në modulin e komunikimit. Qëllimi i trajnimit ishte që nxënësit pjesëmarrës të mësojnë hapat se si përgatitet dhe performohet një fjalim i formatit TED TALKS. Formati në fjalë promovon fjalime me tematika motivuese dhe inspiruese të cilat realizohen në të gjithë botën, në konferenca të posaçme me ligjerues të cilët janë të spikatur në fusha të ndryshme.
10250192_878677255523921_1353114027847292738_n
“Përgatitja e një fjalimi motivues – formati TED TALKS” – Shkup

10989208_878677242190589_7937137704941585785_n
“Përgatitja e një fjalimi motivues – formati TED TALKS” – Shkup

11021053_878678322190481_1929159971775751310_n
“Përgatitja e një fjalimi motivues – formati TED TALKS” – Shkup

Në Kumanovë ligjërues ishte Qenan Ismaili me temën “Komunikimi para kamerës”. Ligjeruesi në fjalë nga përvoj e tij disa vjeçare në mënyrë praktike, tregoi se çfarë tiparesh duhet të posedojë një person mediatik dhe me çfarë duhet të jetë i përgatitur.
10329248_1083772528305853_6299243774902046534_n
“Komunikimi para kamerës” – Kumanovë

Risia e këtij viti është së këtij karavani të qyteteve ku zhvillohet projekti i Talentiumit iu bashkangjit edhe qyteti i Gostivarit ku çdo javë zhvillohen tematikat e palnifikuara nga përgjegjesit e këtij projekti, duke mos lënë mangut as edhe qytetin e Kërçovës.
Shpresojmë që edhe kët vit “Talentiumi” të nxjerë nxënës të rinj me kapacitete mjaft të mira prezantuese dhe komunikuese dhe të jetë atraktiv për nxënësit që do jenë pjesë e trajnimeve.

 Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam