Më 02 mars 2015, ditë e hënë, në shkollën e mesme “Cvetan Dimov”, Shkup,  filloi projekti “Ameliorate” nën organizimin e Forumit Rinor Islam.
Ky projekt ka për qëllim aftësimin e të rinjëve, ngritjen e vetëdijes për njohjen e vetes së tyre e mbi të gjitha udhëzimin se si të ballafaqohen me dukuritë negative të cilat edhe janë të shpeshta.
Projekti është paraparë të zhvillohet katër muaj, që do të përfshijë gjithsej katër ligjërata. Ligjërata e parë, që u realizua ishte me temë “Njihe veten”.
Ligjërues në këtë projekt do të jetë Migjen Amzai (psikolog). Profesori në fjalë është psiko-terapist, njëherit është edhe asistent ne Institutin e Analizës Funksionale në Berlin. Poashtu, është përfaqësues nga Maqedonia në Akademinë Botërore për psiko-terapi dhe përfaqësues ndërkombëtarë i Shoqatës Amerikane të Psikologëve.
Realizimin e këtij projekti e ndihmoi edhe fondacioni “Dauti”.

10956526_832562110124911_1723846937_n

11047088_832561943458261_1183251022_n

11042231_832561763458279_2065638958_n