Në rrjedhën e aktiviteteve gjatë muajit Ramazan, Departamenti i Femrës, pranë Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, organizoi Mbrëmje Islame në Restorantin Adriatik, në qytetin e Kumanovës

Fjalë përshëndetëse pati përgjegjësja e aktiviteteve të Ramazanit në Kumanovë, Kujtesa Xheladini, ndërsa Mbrëmja filloi me recitim të disa ajeteve kuranore nga hfz. Mevlude I. Avdiu dhe më pas vijoi ligjërata e përgatitur nga teologe Sumeja Peza, e cila të pranishmeve në sallë, iu drejtua me disa këshilla rreth Ramazanit dhe në përgjithësi rreth të qenët një myslimane e mirë.

Pas ligjëratës, hfz. Fexhrije Ramadani, vazhdoi me lexim të ajeteve kuranore, ndërsa mbrëmja përfundoi me këndim ilahish nga korri.

FOTO