Shkroi: Kemal Öztürk (Gazeta “Yeni Şafak” Turqi)
Përktheu nga turqishtja: Emir Fetai
Në një shkollë në Londër, për t’i përcaktuar ditët e pushimeve një mësues i pyeti nxënësit se kur do të fillojë Bajrami i Ramazanit. Pergjigjja e nje nxënësi nga Arabie Saudite ishte: “Nuk e dijmë mësues, për neve fillon Bajrami atëherë edhe kur të shihet hëna.” Të njetës pyetjeje përgjigje me data të ndryshme i dhanë nxënësit turq, iranian dhe nxënësit musliman qe jetojnë në Europë.
Në ditët kur zhvilloheshin këto biseda, muslimanët që kishin shkuar për të falur Namazin e Bajramit ne xhaminë e Shejh İbrahimit në SHBA panë që aty nuk kishte xhemaat. Në ndërkohë në Qendrën Fetare në Washington kishte namaz Bajrami, por për ta falur atë kishin ardhur vetëm turqit.
Atë ditë një grup selefist në Francë për shkak se nuk agjëronte dhe një grup tjetër për shkak se edhe në Ditën e Bajramit kishte vazhduar me agjërimin, filluan që të debatojnë saqë debati u shkoi deri edhe në nxjerrjen e njëri tjetri prej fesë (dinit).
Zingjiri i 7 mbledhjeve përgjatë 65 viteve të fundit përfundoi në Stamboll më 30 Maj 2015. Qëllimi i këtyre mbledhjeve ishte përcaktimi i takvimit (kalendarit) si një ndër problemet më kryesore të Botës İslame. Nëse do të zgjidheshte ky problem edhe problemi i fillimit të muajit të Ramazanit dhe shpalljes së ditës së Bajramit do të ishte i zgjidhur.
Në mbledhje morrën pjesë njerëz profesional te fikhut dhe astronomisë nga më shumë se 50 shtete islame. Në pjesën e prezantimeve shkencore ku mori pjesë edhe astronomja Nur İşlek mbi tjerash tha: “Sot, shkenctarisht me një llogari të prerë mund të identifikojmë madje edhe pas nje shekulli se ku dhe në çfarë dite, në çfarë ore, në çfarë sekonde dhe te qindte të kohës do të lindë hëna. Përderisa nuk bëhet Kijameti, nuk ka mundësi që kjo të devijon qoftë edhe për një milimetër dhe mili të qindte të kohës.”
Një tjetër shkenctarë tha: “Kapitulli Rahman, Verseti 5. thotë: ‘Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.’ Për këtë arsye më shkenca e matematikës dhe astronomisë duke u bazuar në këto llogaritë dhe duke mos pasur asnjë hutim mund të identifikojë lindjen e hënës.”
Atë ditë i autorizuari saudian i cili për t’u zgjuar për namazin e Sabahut shikoi takvimin në Iphone dhe në bazë te saj caktoi edhe alarmin, në mbledhje kundërshtoi duke thënë: “Është hadithi: ‘Agjëroni pasi ta shihni hënën dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni hënën.’ Duhet t’i përshtatemi kesaj.”
Ky kundërshtim po në këtë mbledhje u vërtetua që nuk ka logjikë shkencore. Më do të kalohej në një kalendar të përbashkët. Vendimi u morrë që përcaktimit të lindjes së hënës nga ana e shkencës së astronomisë t’i bashkohet përsëri vëzhgimi i saj me sy dhe me paisje teknike. Në aspekt të bashkimit të Botës İslame ishte marrur një vendim jetësor. Çdokush u përqafua.
Përderisa mbledhja ishte në përfundim e sipër, njëri iu afrua krahut të nikoqirit, kryetarit te Bashkësisë Fetare İslame në Turqi, Prof.Dr. Mehmet Görmezit dhe në veshë i tha: “Profesorë ne u dhamë nënshkrim këtyre vendimeve por nuk e dijme a do të arrijmë që ta bindim edhe Kryetarin e Gjyqësisë së Lartë të Arabisë Saudite.”. Kjo e frikësoi edhe Görmezin
Miliona njerëz nuk e dinin se kur do ta falin në Qabe Namazin e Bajramit. Një ekip i emëruar nga ana e Gjykatës së Lartë të Arabisë Saudite kishte dalur në majen më të lartë të Mekkës dhe me dylbitë që i kishin vendosur vëzhgonin lindjen e hënës. Çdokush priste vendimin që do të vinte prej këtu. Krytarit të Gjykatës Shejh Abdulazizit iu tregua që hëna nuk është parë. Ai dha udhëzimin që muaji i Ramazanit të plotësohet në 30 ditë. Në fakt hëna kishte lindur por në Arabinë Saudite meqë horizonti ishte i mjegulltë hëna nuk ishte parë. Astronomët që kishin marrë detyrë nga Bashkësia Fetare İslame e Turqisë meqë e dijnin që hëna do të lindte në Kili, me paisjet e tyre teknike kishin shkuar atje për ta vërtetuar këtë. E panë dhe e identifikuan. Sipas nenit të dytë të vendimeve që ishin marrur në Stamboll gjithë bota islame duheshte t’i përshtatej kësaj.
Por Arabia Saudite nuk iu përshtat kësaj. Të gjithë muslimanët që prisnin në Mekkë detyrimisht e falën Namazin e Bajramit në një datë të ndryshme. Mekkës, si qendër e İslamit që është po të së njejtës ditë të shpallur iu bashkuan shumë shtete İslame dhe trazira u realizua në këtë mënyrë.
Mehmet Görmez si çdo musliman tjetër përjetoi një indinjatë për shkak të shpërthimit te bombave në Medinë diten e Arifesë. Duke e pergaditur fjalimin e hutbes që do ta mbante në Ditën e Bajramit dhe duke shkruar për nevojën e bashkimit të Botës İslame atij i arriti vendimi i Shejhit Saudian. Mërzia iu shtua edhe më shumë. İ kërkoi të autorizuarit saudian që kishin nënshkruar vendimin e përbashkët në Stamboll. Por përgjigja e tyre ishte: “Dy orë debatuam por Shejhin nuk arritëm që ta bindim, na falni.”
Në ditën e parë të Bajramit sipas Turqisë dhe në ditën e 30. të Ramazanit sipas Saudianëve NASA realizoi një konferencë shtypi. U njoftua që me sukses ishte vendosur në orbitën e Planetit Jupiter pas 5 viteve udhëtim anija kozmike me emrin “Juno”, në largësi prej 869 milion km.
Kapitulli Junus, Verseti 5
“Ai e bëri diellin shëndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton.”
1300 vite më parë duke marrë frymëzim nga ky ajet shkenctarët e mëdhenjë muslimanë si El Kindi, Farabi, Harezmi, Biruni,, Uluğ Bej dhe Ali Kushçu që kanë pasur kontributin më të madhë në shkencën e astronomisë për të vëzhguar hapësirën e vendosën observatorin e parë dhe i hodhën themelet e para të epokës së sotme të hapësirës. Mirë që ata nuk i panë këto ditë.
EDITOR
8 years ago
previous article
Buletini i Ramazanit, 2016
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago