Punimet e kuvendit filluan me fjalë përshëndetëse nga kryetari i kuvendit, Rahim Husejni, ndërsa më pas falë rasti pati kryetari i përgjithshëm i FRI-së, Fisnik Shabani si dhe anëtari i trupit këshilldhënës pranë degës së Tetovës, Muhamed Jonuzi. Që të dy përgëzuan aktivistët e degës për veprimtarinë e suksesshme njëvjeçare si dhe kontributin e dhënë në aktivitetet e shumta.

Paraqitjen e përmbledhjes njëvjeçare, për vitin 2017, e bëri kryetari i degës së Tetovës, Mevlan Abazi, i cili paraqiti aktivitetet e degës të realizuara në periudhën njëvjeçare, ndërsa Vullnet Selmani, prezantoj raportin financiar për periudhën njëvjeçare. Kuvendarët e pranishëm patën mundësinë t’i diskutojnë raportet e prezantuara më lartë dhe njëherit i miratuan në mënyrë unanime.

Poashtu, në kuvend paraqitën raport edhe nëndegët. Nga nëndega e Shemshovës aktivitetet i paraqiti kryetari Izair Emini, nga nëndega e Sllatinës sekretari Driton Hasani dhe nga nëndega e Nerashtit në mungesë të kryetarit aktivitetet u prezantuan nga aktivistët e nëndegës.

Punimet e kuvendit u përcollën nga komisioni verifikues i formuar prej tre kuvendarëve, ndërsa pas përfundimit të kuvendit u shtrua drekë për kuvendarët e degës.

26904202_10155501375458843_2247840213038410604_n