Forumi Rinor Islam bashkohet me shumë qytetarë në kundërshtimin e vendimit të Prokurorisë Publike, pas rikualifikimit të lëndës nga vrasje në aksident komunikacioni me pasojë vdekjen, në rastin e Almir Aliut, katërvjeçarit nga Kumanova.

Nga kjo ngjarje e rëndë, si dhe nga vendimi i Prokurorisë, shprehin revoltën një numër i madh qytetarësh, nga ku u nisi iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin”. FRI si një organizatë qytetare, ngrit zërin ndaj kësaj vepre penale dhe mbështet çdolloj ngirtjeje të zërit, në mënyrë paqësore, ku i mbështet protestat e qytetarëve të Kumanovës dhe çdo vendi tjetër të Maqedonisë, në kërkimin e drejtësisë.

FRI i bashkohet protestës “Drejtësi për Almirin” më 21 mars, para Qeverisë së RM-së, protestë kundër rikualifikimit të lëndës.