Në kuadër të projektit “Eureka”, projekt ky i cili realizohet me nxënësit e shkollave fillore të qytetit të Shkupit, këtë javë u realizua vizitë në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Krijimi i një kulture të zgjeruar, pasurimi me njohuri të reja të ndryshme ishin disa nga qëllimet e realizimit të kësaj vizite.

Nën udhëheqjen e ciceronit Naser Idrizi, vizita filloi nga sheshi “Skenderbeu”, vazhdoi në “Kapan An”, “Suli An” dhe “Kurshumli An”. U tregua më hollësisht prej kur datojnë këto monumente, për çfarë kanë shërbyer e të tjera. Gjithashtu u vizituan edhe xhamitë “Murat Pashë”, “Arasta” dhe “Mustafa Pashë”.

Në përgjithësi ciceroni tregoi edhe për qytetin e Shkupit dhe përmendi edhe shumë monumente tjera që ndodhen në këtë qytet. Kjo vizitë përfundoi në Kalanë e qytetit duke treguar edhe shumë informacione për të. Ky aktivitet u realizua bashkërisht me nxënësit e nëndegës Karshiakë.

unnamed (3)