Projekti “Eureka” i cili realizohet nga Forumi Rinor Islam në Shkup me nxënësit e shkollave fillore, vazhdon me trajnimet e rradhës. Tema e trajnimit të kësaj jave ishte “Varshmëria e rrjeteve sociale përballë suksesit tënd” të cilën e elaboroi trajnuesi Ahmed Sherifi.

Fillimisht prezantimi filloi duke treguar se ç’janë rrjetet sociale dhe si ishte bota para shpikjes së tyre. Më pas u përmendën shumë shembuj dhe mënyra se për çfarë mund t’i përdorim rrjetet sociale gjithashtu dhe si na e kanë lehtësuar komunikimin, të mësuarin etj. Me theks të veçantë u diskutua se si ato ndikojnë dhe negativisht në jetët tona dhe marrin shumë nga koha jonë.

Trajnuesi tregoi edhe si ta menaxhojmë dhe organizojmë kohën që e harxhojmë në rrjetet sociale gjithashtu këshilloi dhe për çfarë të përdoren. Në pjesën e fundit nxënësit të ndarë në grupe diskutuan dhe treguan nga përvojat e tyre shembuj që kanë ndikuar pozitivisht dhe negativisht te ata. Ky trajnim u realizua edhe në nëndegën Karshiakë.