Në hapësirat e FRI-së Shkup u realizua takimi i fundit i projektit “Eureka” me temë “Vetja jote në të ardhmen” nga trajnuesja Sundus Bekiri.

Pjesëmarrësit gjatë këtij trajnimi u përgjigjën në disa pyetje që paraprakisht ishin të përgaditura nga trajnuesja.

Nxënësit patën mundësinë që të luajnë disa lojëra bashkërisht. Projekti në fjalë do të përmbyllet me një performim para publikut javën që vjen.