Shkruan: Afrim Demiri, kryetar i FRI – Shkup
Revolucioni dhe progresi i jetës sime, do të merr hov pikërisht në këtë muaj! Zatën, në këtë muaj filloi dhe ndryshimi i tërë botës (me zbritjen e Kuranit Famëmadh)
Në shikim të parë, agjërimi si adhurim nënkupton abstenim nga ngrënia dhe pirja, por, ai në vetvete si adhurim ngërthen një koncept më të gjërë dhe më gjithëpërfshirës dhe atë: të abstenojmë nga zilia, përgojimi, padrejtësia, lakmia dhe veset e këqia!
Muaji i Ramazanit është një universitet i cili pikësynim kryesor ka formësimin e personalitetit të njeriut duke e mbushur atë me devocion dhe pozitivitet!
Është koha tani, t’ua falim të gjithë atyre që kanë gabuar ndaj nesh. Është koha që t’a rishqyrtojmë raportin dhe marrëdhëniet tona me familjen, shoqërinë dhe rrethin.
Është ky muaj ai që n’a inspiron të jemi më zemërgjërë, më bujar, më të buzëqeshur dhe më të afërt dhe tolerant ndaj të tjerëve.
Profeti a.s., tregoi se, ndodhë që ndokujt nga agjërimi të mos i ngelë diç tjetër përpos urisë, kjo sepse ai nuk e konceptoi këtë adhurim si gjithëpërfshirës dhe i mungoi agjërimi i gjuhës (nga fjalët e liga, lëndimi, ofendimi, përgojimj dhe nënçmimi i të tjerëve), syve (nga shikimi në ndalesa), veshit (nga dëgjimi i ndalesave), agjërimi nga lakmia, agjërimi nga padrejtësia dhe kështu me rradhë!
Të pastrojmë zemrën tonë në këtë muaj, e që me pastrimin e saj, rrjedhimisht të tërët do të jemi të pastërt, ashtu siç n’a lajmëroi Profeti a.s.