Paris Saint-Germain dhe Barcelona është ndeshja tjetër interesante e fazës së parë çerekfinale, por gjithsesi në hijen e derbit të madh ndërmjet Bayernit e Juves.Barcelona e këndellur pas humbjes së parë nga Milani në të tetën e finales, u kualifikua pas fitores së lartë në Camp nou 4-0, derisa Parisi kishte kryer punën në ndeshjen e parë kundër Valencisë.
Nuk ka dyshim se Barca është favorite në duelin që zhvillohet në Stade de France të Parisit, mirëpo kjo do të jetë një përballje interesante ndërmjet Messit e Ibrahimoviqit.
Madje për sulmuesin e Barcës David Villa, Ibrahimoviqi është një lojtar që vështirë mbrohet.
“Është vështirë të ndalet Ibrahimoviqi. Ne kemi mbrojtje të mirë, por Ibra është shumë i fortë. PSG-ja në përgjithësi është ekip që duhet respektuar pasi kanë bërë investime të mëdha dhe nuk është e rastësishme që janë në mesin e tetë ekipeve më të mira të Evropës, ka thënë Villa.
Ibrën e ka lavdëruar edhe ndihmës trajneri i katalonasve Jordi Roura, por sipas tij taktikat nuk do të ndërrohen vetëm për shkak të suedezit.
“Nuk do të ndryshojmë stilin e lojës, por gjithsesi se mbrojtja do të jetë më e kujdesshme pasi Ibra është në lojë”, tha Roura, ndihmësi i Vilanovës, e që ky i fundit pritet të jetë në Paris pas trajtimit të kancerit në New York.
Pas 18 vjetëve mungesë në skenën e madhe evropiane, Parisi është rikthyer pas investimeve nga pronarët e Katarit të cilët blenë super yje si Ibrahimoviq, Thiago Silva, Lavezzi, Lucas Moura e Pastore, të cilët i udhëheq trajneri i mirënjohur italian Carlo Ancelotti.
“Barcelona është skuadra më e fortë që mund ta kesh si rival, kështu që do të jetë vështirë kundër tyre . Natyrisht se Barca do të dominojë lojën dhe do të ketë më shumë topin, por ne do të shfrytëzojmë kundërsulmet për t’i zënë në befasi”, ka thënë Ancelotti.
Sulmuesi suedez i cili ishte i pezulluar për ndeshjen e parë, por iu falë dënimi prej dy ndeshjeve moslojë, kështu që do të jetë i gatshëm kundër ish-ekipit.
“Do të luajmë kundër ekipit më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë në planet, kështu që do të jetë shumë e vështirë. Të gjithë e dinë se Barcelona e mban shumë topin, por ne do të mundohemi t’iu prishim planet”, ka thënë Ibrahimoviq.
Herën e fundit kur PSG-ja ishte në çerekfinale ka qenë viti 1995, duke eliminuar pikërisht Barcelonën.
EDITOR
12 years ago
previous article
Pas 90-të viteve në Selanik falet namazi i parë në Xhaminë Jeni
next article
Bayern – Juventus, finale para kohe
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago