Forumi Rinor Islam – Dega Shkup vazhdoi me ligjëratën e rradhës në kuadër të ciklit të ligjëratave “Derisa të ndryshojmë veten!”.
Kësaj rradhe teologu Zija Ismaili ligjëroi mbi temën “Cilësitë e besimtarit, model i shoqërisë”, kështu duke shtjelluar mirë cilësitë të cilat duhet ti posedojë besimtari për të qenë një model në shoqëri.

Në fund të takimit, të pranishmit patën rastin të parashtrojnë disa pyetje, përgjigjet e të cilave plotësuan ligjëratën në fjalë.

Shkup, 21 nëntor 2022